• |
ide | kryesore

Kumbulla çmend Inter: zikaltrit e nisin nga 20 milionë euro

Sport



Marash Kumbulla është një nga surprizat e këtij sezoni dhe shumë klube të rëndësishme kanë vënë sytë tek lojtari i përfaqësueses së Shqipërisë. Në vecanti, Inter është duke tentuar ti befasojë të gjithë në merkaton e janarit, duke marrë xhevahirin e Veronës përpara se të binden të lëvizin rivalët e mëdhenj.

Sipas FcInterNews.it., zikaltrit dëshirojnë të luajnë kartën Dimarco për të bindur Hellas të arrijë një akord. Operacioni i merkatos niset nga një vlerësim prej 20 milionë euro për kartonin e qendërmbrojtësit, por bëhet fjalë për një investim të rëndësishëm për të ardhmen, duke qenë se shqiptari është vetëm 19 vjec.

Reja e kishte ndjekur në fakt Kumbullën përpara se të bëhej trajneri i Kombëtares dhe menjëherë e grumbulloi me kuqezinjtë, duke i treguar besimin e madh që kishte tek ai, sidomos në dritën e performancave që po bënte qendrori me Hellas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *