• |
ide | kryesore

Aksesorët e shtrenjtë të Cristianos shokojnë fansat

Paparazzi, Slider



Gjatë diskutimit në një panel të Konferencës Sportive Ndërkombëtare të mbajtur në Dubai, vëmendjen e vodhi dora e Cristiano Ronaldos. Siç mund ta shihni në vijim, futbollisti mban në gishtin e mesit një unazë fejese tipike për vajzat.

Unaza e fejesës mendohet se kushton afro 28,537,942 lekë (£200,000). Ajo përmban një diamant të madh në ngjyrë të verdhë-shampanje, i cili është i rrethuar nga diamantë të tjerë të vegjël. Përpos kësaj unaze, një tjetër u pa në gishtin e martesës, që mendohet se kushton 7,134,485 lekë (£50,000).

Futbollisti e kompletoi setin e askesorëve me një orë Rolex GMT-Master Ice, që kushton 54,222,091 lekë (£380,000). Ora mendohet se është ora më e shtrenjtë e Rolex, e cila përbëhet nga ar i bardhë 18 Ct dhe diamantë 30 Ct.

Shën.red. Carat – është njësi matëse që përdoret në industrinë e argjendarisë për të dhënë peshën e diamantëve dhe gurëve të tjerë të çmuar. Një carat është i barabartë me 200 miligramë. Shkurtesa e tij është Ct. Shën.red. Karat – është term i përdorur për të përshkruar pastërtinë e arit. Ari 24 karatësh është ari më i pastër, ndërkohë që ai 14 karat për shembull është i përzierë me materiale të tjera. Shkurtesa për karat është K.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *