• |
ide | kryesore

Ushtronin aktivitetin e lojërave të fatit, arrestohen dy persona në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona kanë rënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi ushtronin aktivitetin e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin. Mësohet se në pranga kanë rënë 44-vjeçari Ilir Kotori dhe 24-vjeçari Xhefri Ismaili. Të dy këta persona u arrestuan në lokalin në pronësi të tyre ku edhe ushtronin aktivitetin, në rrugën “Studenti”.

Gjatë operacionin gjithashtu janë sekuestruar 3 njësi kompjuteri, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

“Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë të kundërligjshme të lojërave të fatit, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të operacionit “Fati i lojërave”, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: I.K., 44 vjeç dhe Xh. I., 24 vjeç.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lokalin në pronësi të tyre, në rrugën “Studenti”, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, me anë të aplikacioneve në celularët e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *