• |
ide | kryesore

Dalin analizat e hekurit dhe betonit të pallateve të shembura në Durrës

Lajme, Të fundit



Janë zbardhur detajet nga hetimi për banesat e shembura nga tërmeti në Durrës. Prokuroria e Durrësit ka konstatuar shkelje flagrante të rregullave të sigurisë teknike në godinat e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës. Ora News citon burime zyrtare nga organi i akuzës se në godinat e dëmtuara që shkaktuan viktima, janë marrë mostra të hekurit dhe të betonit si dhe janë kryer filmime e fotografime të konstruksionit të këtyre ndërtesave.

Sipas prokurorisë, analizat laboratorike kanë nxjerrë në pah faktin se betoni i përdorur nga ndërtuesit nuk kanë qenë në cilësinë e duhur lidhur me rezistencën. Probleme janë gjetur edhe me kolonat mbajtëse të godinave të cilat janë konstatuar se nuk kanë pasur dimensionet dhe sasinë e duhur të hekurit, çka ka sjellë edhe dëmtimin e tyre nga lëkundjet e tërmetit.

Pas këtyre konstatimeve pritet që në muajin janar Prokuroria e Durrësit të zgjerojë numrin e personave nën hetim duke mos përjashtuar edhe arrestime të tjera përveç 11 shtetasve të vendosur në pranga deri më tani.

Deri tani policia ka prerë 17 urdhër-arreste, por 8 të akuzuar i kanë shpëtuar arrestimit dhe janë në kërkim. Katër prej tyre janë arratisur në Itali para operacionit, ndërsa të tjerët kërkohen nga policia. Në prokurorinë e Durrësit janë marrë në pyetje më shumë se 90 persona mes tyre inxhinierë, pronarë objektesh dhe zbatues. Ndërsa hetimet përfshinë të paktën 60 kompani ndërtimi.



4 Comments

  1. Çfarë idiotësh e hajdutësh kemi në prokurori. Jo vetëm ato pallate ku ka patur viktima( dhe ka akuza për vrasje) por edhe tërë pallatet e tjera që janë në gjendje të keqe, me mure të rëna duhet të kenë hetime për tentativë vrasje. Se të bësh me vetëdije mure pa breza antisizmik do të thotë që do të vrasësh ata që jetojnë aty..

  2. Po ish-kryehajdutin e Durresit, xhuxhin Vangjush Dako, qe ka prodhuar te gjithe betonin me firmen e tij, qe ja dhene te gjitha lejet e ndertimit, qe ka thene ok, per te gjitha ndertimet, qe me firmen Redian dhe 3D, te tin dhe te baxhanakut, ka ndertuar nje pallat buze rruges ne L13, qe eshte bere copa, ndersa pallatet rreth e rrotull nuk kane pesuar gje, c’prisni, pse nuk e arrestoni, apo eshte “i forte”, “i paprekshem”, “ka pare”, pse kush jene problem per drejtesine “e re” te SHBA, fukarenjte, hallexhite, te dobtit, apo keta plerat e tipit xhuxh dako&co?

  3. Prokuroria te mos sikur nuk e di qe ne ndertimin e nje pallati ekspertet e bashkise japin miratimin e tyre me firme per çdo pjese te strukturave te nje ndertese. Keta zoterinj jane totalisht te perfshire ne mos zbatimin e ligjit per ndertimet. Keshtu qe prokuroria duhej ti kishte arestuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *