• |
ide | kryesore

Pallatet e Alabarit/ Shqiptarëve u merren edhe 390 milion euro nga xhepi

Arkiva, Kryesore, Lajme



Me projektin e Mohamed Alabar në Durrës, shqiptarët u njohën përmes ekraneve të mediave kryesore në vend. Intervistat e biznesmenit arab, më shumë se një punë gazetarësh që filtrojnë propagandën nga e vërteta, e shndërruan prezantimin e “Durrës Jaht Marina” në një fushatë banale marketingu, ku përsëriteshin pa mbarim imazhet e projektit 3D.

Por tashmë që propaganda është fashitur, po kuptohet gjithnjë e më qartë se qëllimi i saj ishte fshehja e negociatave që në të vërtetë u kryen në errësirë dhe në shpërfillje të interesit publik. Pasojë e një kontrate të negociuar në errësirë, përmes kontakteve të kryeministrit Rama me biznesmenin arab, është edhe vendimi që merr sot parlamenti për t’u marrë 390 milion euro nga taksat e shqiptarëve, për portin e ri të Durrësit që do të ndërtohet në Porto Romano.

Si gënjeu qeveria për kostot e portit të ri

390 milion eurot për ndërtimin e portit të ri të Durrësit në Porto Romano janë para që u merren shqiptarëve si pasojë direkte e ndërtimeve që do të bëjë biznesmenti arab Mohamet Alabar. Marina e jahteve që do të ndërtojë kompania e tij gjendet pikërisht në zonën ku është porti i vjetër.

Nga projekti i Alabarit lindi edhe nevoja për ndërtimin e portit të ri. Por vendimi për ta financuar portin e ri nga taksat e shqiptarëve, ishte mohuar më parë nga kryeministri Rama. Qeveria premtoi se porti i ri do të ndërtohej përmes Partneritetit Publik Privat, pra do të paguhej nga një kompani private. Varianti i dytë ishte se porti i ri do të paguhej nga të ardhurat e vetë Autoritetit Portual. Në fund, u fol për një kredi, por edhe kjo nuk ndodhi.

Këtë të enjte, Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku harroi premtimet që kishte bërë. Sipas saj, ishte demagogji të mendoje se porti i ri i Durrësit nuk do të ndërtohej nga paratë e shqiptarëve.

“Sot pyesni pse po bëhet me paratë e buxhetit të shtetit dhe unë nuk besoj që ju e keni më të vërtetë këtë pyetje, është thjesht një demagogji momentale, të cilën po përdorni pasi ju keni dëgjuar shumë mirë prej dy vjetësh që ajo zonë nuk do të jetë vetëm një zonë detare tregtare, por do të jetë edhe një zonë militare e cila është dizenjuar tashmë dhe ka një koordinimin dhe ne e kemi njoftuar këtë publikisht pasi kemi bërë prezantimin në selinë qendrore të NATO-s para një viti” tha Balluku.

Ndërkohë më poshtë, keni një video të publikuar pak kohë më parë nga Gazment Bardhi që ka përmbledhur gënjeshtrat e ministres për paratë që duheshin për portin e ri.

Falja e truallit dhe e taksave për Alabar

Është i konfirmuar fakti se kompania private që do të investojë në Durrës, “Eagle Hills” nuk do të paguajë taksë infrastrukture dhe as nuk do të bëjë pagesën për fondin e strehimit social, siç parashikonte ligji. Me këtë “bujari” qeveria llogaritet se i dhuron kompanisë 150 milionë euro (7% e shumës së parashikuar që do të arkëtohet vetëm nga shitja e apartamenteve).

Përveç kësaj, pasi i fal një sipërfaqe rreth 1 milion metër katrorë në Durrës, fitimet e shtetit shqiptar llogariten të jenë rreth 280 milion euro, ndërkohë që projekti do të gjenerojë një shumë gati 10 herë më të madhe, që është mbi 3 miliard euro.

Shifrat e fitimit nga ndërtimi i mijëra apartamenteve në Durrës me çmime relativisht të larta për Shqipërinë, janë stratosferike. Nëse llogaritet fakti se kompania financon vetëm 160 milion euro (80 me kredi) dhe se pjesa tjetër prej 2 miliard eurosh do të gjenerohet nga kreditë, kuptohet se avantazhet e ofruara për kompaninë arabe nuk ishin pak.

Sharjet e Ramës kur i kërkuan llogari për favoret që i dha Alabar

Opozita u tërhoq nga hetimi i aferës së Portit të Durrësit, si pjesë e marrëveshjes për komisionet hetimore dhe për reformën zgjedhore. Por kur socialistët e kaluan miratimin e kontratës me procedurë të përshpejtuar në fund të vitit 2022, Rama shpërtheu në sharje dhe në ofendime, duke premtuar se shqiptarët nuk do të paguanin asnjë cent për këtë projekt.

“Duhet të jetë sepse kështu mendojmë ne që duhet të jetë”, tha ai në një fjalim në parlament, duke marrë përsipër negociimin e kontratës, Pas kësaj shpërtheu me një batare sharjesh e ofendimesh për ata që kishte përballë.  “Ju jeni ca të mbaruar ca të pafytyrë” iu drejtua Rama atyre duke i quajtur si njerëz pa fe dhe pa atdhe, pa din e pa iman. Kulmin e ofendimit e arriti ndaj deputetit Dash Sula, të cilit i tha se as nuk e kupton se pse është ulur në atë karrige, duke e etiketuar si “gjel deti Peqini” (Kliko këtu).

Lexo edhe: Porti i Alabaarit/ Rama shan kundërshtarët, por s’jep as shifra, as përgjigje

Të dhënat nga plani i biznesit

• “Marina & Jahtet e Durrësit” pritet të gjenerojë 3.2 miliardë euro për 20 vite
• Albanian Seaports Development Company (ASDC) është kompania me të cilën përfaqësohet shteti shqiptar
• ASDC ka 33% të aksioneve
• ASDC pritet të arkëtojë rreth 280 milion euro në 20 vjet
• Fitimi i të gjithë projektit pritet të jetë 854 milionë euro
• Shteti ka falur 812 mijë metra katrorë truall në Durrës
• Sipërfaqja bruto e ndërtimit do jetë 1.36 milionë metra katror
• 93% e sipërfaqes do të jenë apartamente dhe zyra
• 3.5% do të jenë hotele dhe sipërfaqe tregtare.
• Lartësia e ndërtimit, fillon nga G+2 dhe mund të shkojë deri në G+18 për ndërtimin e Landmark Building
• Do ndërtohen gati 13 mijë apartamente (4 mijë në fazën e parë dhe rreth 8600 në fazën e dytë)
• Hotelet do të kenë më shumë se 850 dhoma
• Eagle Hills Real Estate Development, shoqëria e investitorit nga Dubai
• Kjo shoqëri kontrollohet 100% nga North East Real Estate Holdings Limited, kompani offshore
• Nshmi Development L.L.C, kompania që i bashkohet konsorciumit
• Projekti parashikon 80 mijë m2 hapësira të gjelbra, deri në 700 m gjatësi plazhi dhe deri në 280 vende për jahte.



19 Comments

  1. Shqiperia i vetmi vend unikal qe nuk ka nje brand te njohur ne fushen e hidrokarbureve, pasi nuk e lejon vet qeveria me Ramen thotë:

    Ka pasur interes nga kompani prestigjioze te huaja per te ndertuar komplet portin e ri me investimin e vet, ashtu sikurse ka pasur edhe per ndertimin e tunelit te llogarase.
    Por ketu nuk eshte pranuar asnje investitor i huaj, pasi duan te grabisin dhe te bejne pazare me taksat e popullit

  2. Vjedhje ne mes të ditës

    Ky popull meriton të nxirret rrugëve te qihet për bukën e gojës.

    Një dallim ordiner por kuptimplotë Enveri e donte shqipërinë për vete, ndersa rama duhet të paguajë mbrapsht leket e sorros që e sollën dhe e mbajnë në pushtet që nga 1998 si ministër kulture e deri më sot .

    Rama duhet të paguajë soros dhe fatura eshte e rëndë. Që e pagun ky popull kurvë por e paguajme pa deshirë edhe ne qe nuk e kemi votuar ramën noi herë

  3. Pleqte bastarde qe votojne Ramen a kane uje me krip sot te percjellin buken that? Po ilace a keni me o pleq te mbaruar?

  4. Eshte e cuditshme dhe e denje per t´u studiuar perqasja e shqiptareve ndaj prones publike dhe perkatesise ne komunitet. Jane, besoj, njerezit me idividualiste ne bote dhe qe nuk dine cfare eshte solidariteti. As qe iu behet vone qe Edi Rama sillet me Shqiperine sikur ta kete cifligun e vet. Eshte indinjuese kjo indiference kriminale e shqiptareve.

  5. 800 milione Euro do shkoje deri ne perfundim fatura e portit te ri dhe infrastruktures mbeshtetese. Nga keto 20-30% ne llogarite offshore te sulltanit. Te gjitha shqiptaret do i paguajne, sic po paguajne Becjettin, inceneratoret, koncesionet. Po mire tu behet, popull dele. Pale kur thone edhe jemi socialiste. Nje m…, hajdute e budallenj jeni, asgje tjeter

  6. Pordhi kali n`dere t`hanit
    e ja njiten nji shkodranit,
    ky shkodrani bani be ,
    nuk kam pordhë qysh se kam le.

  7. I dashur Bole gazetar,
    Dhe i pretenduar analist,

    Edhe nje student ne vit te pare ne ekonomi, mund te te sqaroje shume kollaj qe te gjitha format e financimit qe permenden ketu, ne fund, dalin nga xhepat e shqiptareve. Bej nje sforco te vogel te kuptosh:
    Partneriteti publik privat, financon ne fillim, por pastaj rikuperon investimin dhe fitimin nga xhepi i perdoruesit (pra i shqiptarit).
    Te njejten gje ben dhe Autoriteti Portual – po ky te pakten, pjesen e fitimit ja kthen shtetit (e ndoshta dhe tarifat e perdorimit mund t’i beje me te ulta)
    Marrja kredi, nga Autoriteti Portual a Shteti, prape e njejta gje eshte. Parate e kredise + interesat e saj paguhen nga xhepat e perdoruesve (pra shqiptareve).
    Nuk ndryshon gje as me financimin “nga taksat” – dhe ky tek buxheti o borxhet do buroje. Prap xhepat e shqiptareve paguajne.

    Zotrote (dhe Bardhi, qe u kujtua tani) duhet te kishit kercyer ne tavan e ulerinit indinjimin tuaj kur i Gjati thoshte qe do ta bente me PPP – se fitimin e “investitorit” do ta paguanim te gjithe ne, po nejse. Le te themi qe dhe ti dhe Bardhi jeni ca te avashte nga truri, dhe nxefja ju vjen me ca muaj vonese!

    Nqs doni thjesht te beni zhurme, vazhdoni me keto forma idiote opozitarizmi, po nqs doni te ndryshoni gje, duhet se pari te beheni te besueshem.

  8. Njeri kanal ishte ai i Shkodres, i dyti ai i Tropojes dhe i treti ai i Dibres.

    Dhe pika e bashkimit te tyre ishte rezidenti i UDB, Bujar Hoxha, mik i ngushte i dhendrit te Serbise dhe i vetmi qe dhendri i shkonte tek kembet orar e pa orar.

    Nuk eshte rastesi qe nga tre keto linja agjenturore dolen drejtuesit kryesore te PD dhe me vone te shtetit shqiptar.

    Nga Shkodra dolen Bashkim Kopliku, djali i halles se Ferit Hotit, Ali Spahia e te tjere.

    Nuk eshte rastesi qe pikërisht ne Shkoder ndodhi 2 prilli qe solli ardhjen ne pushtet te ketyre grupimeve agjenturore.

    Grupimi i Dibres me ne krye Gazideden qe kishte lidhje te ngushta me sherbimet sekrete serbo- maqedonase. Pjestaret e ketij grupimi moren postet me te rendesishme ne qeverisjen e PD.

  9. Edi Ramovici, jepi perdhunoje kete popull non-stop se as Putini te ka zili se e qin kete popull kurve, qe qihet per buke te gojes.
    Ketu ka degraduar dinjiteti I shqiptareve, mos permendim ketu te ashtuquajturit “anal-iste” e zagare plehra te llojit Mustafa Nano, Mero Gelbaza, etj, etj, qe paguhen te bejne fresk liderit tashme sulltan I Surrelit.

    1. E-komentuesit e regjimit korruptivo-kriminal Ramistan e kane per “detyre” sjelljen dhe veprimin sipas “vijes” se kryemaskarait. Njesoj, ata jane pjese e kesaj lajthitje kolektive qe gerthet per petkat e arta te mbretit lakuriq.

      Gjsesi. Nese ka evidence, dhe thuhet qe ka, ne lidhje me financimin e ndertimit te portit, ose kallzohet ne prokurori ose vete prokuroria mund te nise hetimet.
      Zhvendosja e portit per pallate nga mafia e Durresit me ne krye mbeshtetesin e vjeter te Ramistanit, don Laze Hasanbelliun dhe te tjere, behet pilerisht tek “porti” qe kumbari politik i Ramistanit, Fatos Nano, koncensionoi per veten e tij ne Romano!
      Skemat e kapjes se shtetit dhe zhvatjeve miliarda dollareshe per nje shtet kaq te vogel si yni , jane ndoshta me shashtiseset ne bote.
      Problemi eshte ne cilin krah vendosin te qendrojne njerzit. Sic duket, deri tani, ata jane ne anen e korrupsionit dhe te krimit te organizuar. Ndaj edhe e-komemtuesit sado banale jane ne te drejten e tyre. Le te shpresojme qe ti ndryshojne emertimit Republikes e quajne “Republika e Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar te Shqiperise”.

  10. Kot lodhen komentuesit per ndertimin e Alabarit! Shikoni emisionin e Grinda Dumkes,me Allabarin ne arabi dhe ne Durres,ku Dumka kishte mbetur tej mase e mahnitur (me gjithese,nuk e ka fare haberin as per ndertimet e aq me pak,per aspektin financiar).Ai emision,ne fakt ka ndryshuar edhe vete Dumken.A e shikoni se sa eshte grifosur,ne emisionet qe jep ne TOP.Sic duket i kane dhene nje force sa ka fillu me iu kercenu edhe te ftuarve (shikoni se i kerenohet kosovarit,qe deepatente me Currlin).Tani,pritni te ftohet edhe nga amerikanet (me kete rast takon edhe familjen e vet qe e ka ne Amerike),dhe do na e pasqyroje “realisht” – si ne rastin me Allabarin – edhe eper Sazanin dhe Zvernecin. Hyrjen,ja paraperrgatiti edhe Fevziqovici,ne emisionin e ete enjtes,me te ftuarin e vet te preferuar,lartgjatesine e tij KM.

  11. dmth, nese do jet biden ne krye ka ombrellen sorro.
    nese vjen tramp ka sazanin..
    dhe sigurohet mos vijn ta marrin me kafaz, per blerjen e shefave te fbi.

  12. padinë e ka bërë Fredi Beleri dhe i përfoluri si blerës është Artan Gaçi, ish- deputet socialist, i cili për fatin e tij të keq, për shkak të kësaj xhungle në pronësinë në bregdetin shqiptar, e ka blerë tre herë atë copë toke, një herë nga ai që kishte certifikatën, që rezulton që e ka marrë me hile, një herë nga ai i vërteti, që nuk merrte dot certifikatën, dhe pastaj dhe nga qeveria shqiptare, në përpjekje për t’u bërë investitor.390 milion euro jane per portin jo per ndertimet e alabar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *