• |
ide | kryesore

“I shkatërrova karrierën Icardi?”, Wanda Nara sulm frontal Interit: “Faktet thonë ndryshe”

Sport



Wanda Nara sulmon kritikët dhe tregon pozicionin e saj në sukseset e kohëve të fundit të Mauro Icardi, protagonist absolut i pjesës së parë të sezonit me Paris Saint Germain (14 gola në 17 prezenca mes Ligue 1 e Champions): “Ndonjëherë jam quajtur si e cmendur, ndonjëri ka thënë edhe se jam shkatërrimi i karrierës së Mauro – ka thënë argjentinasja në një intervistë për të përjavshmen Grazia – Vendimet e mia, edhe ato që nuk janë përkrahur, më kanë dhënë të drejtë”.

Wanda, që së shpejti do të nisë aventurën e saj si opinioniste në Grande Fratello Vip, ka dashur të nënvizojë me krenari se e ka carë vetë rrugën e suksesit: “Jam bërë kështu. Të gjithë besojnë se jam me Mauro për paratë e tij, por unë isha e pasur dhe e famshme kur jemi njohur. E isha sepse kam luftuar që të isha”. E për mënyrën si po shkon raporti me të shoqin tregon: “Ndihem vajza me valixhe. Ku u nis për në Paris ishte një e enjte, kaluam fundjavën bashkë, pastaj të hënën u zgjova në Milano dhe e kuptova që isha vetëm me pesë fëmijët. Nuk ishte e lehtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *