• |
ide | kryesore

Chelsea ndërhyn fort për Gabigol: për Inter në tratativë edhe Giroud

Sport



Chelsea e ka seriozisht për Gabriel Barbosa. Braziliani ka mbyllur eksperiencën e tij në huazim tek Flamengo e Inter po kërkon skuadrën e duhur për ta shitur me titull përfundimtar. Mes ofertave, sipas Daily Express, është edhe ajo e Frank Lampard, që është në kërkim të një përforcimi për sulmin. Në tratativë mund të futet edhe Olivier Giroud, prej kohësh në shënjestër të Conte, që do të ndihmonte për të ulur kërkesat ekonomike të zikaltërve.

33 vjecari francez është identifikuar prej kohësh nga tekniku si njeriu i duhur për ti shtuar eksperiencë repartit ofensiv e ti japë zëvendësim, kur duhet, Lukakut e Lautaros. Në këtë sezon sulmuesi ka koleksionuar vetëm 5 prezenca në Premier me fanellën e Blues dhe është tashmë jashtë projektit. Interesimi i klubit londinez për Gabriel Barbosa mund të jetë rasti i duhur për ta sjellë në Milano. Mbi brazilianin është i kujdesshëm edhe West Ham, ndërsa Flamengo duket se është tërhequr përfundimisht, duke parë kërkesat ekonomike të lojtarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *