• |
ide | kryesore

Basha: Alibia se fajin e ka sistemi, i shërben propagandës së Ramës

Lajme, Të fundit



Ndryshe nga kryeministri Rama që nga Vjena  foli për krizë artificiale, kreu i PD-së Lulzim Basha thotë se vendi është në krizë të thellë politike dhe përgjegjës është vetë kryeministri.

Basha: Vendi është në krizë të thellë politike. Axhenda e Edi Ramës është pushteti i tij personal. Axhenda ime është ekonomia, demokracia dhe mirëqënia e çdo qytetari.Në funksion të kësaj jemi të gatshëm të hedhim çdo hap të nevojshëm për ti dhënë këtë vit një orë e më parë fund krizës së thellë politike ku e ka zhytur vendin Edi Rama dhe qeveria e tij e dështuar.

Duke folur pas takimit me aleatët në selinë blu, Basha komentoi edhe debatet e fundit mbi sistemin zgjedhor.

Basha: Cilido sistemi të zgjidhet, do të dështojë nëse nuk garanton ndarjen e politikës nga krimi.

Sipas Bashës, alibia se fajin e ka sistemi mund të kthehet në një shtojcë të propagandës së Ramës sipas të cilës jemi të gjithë njësoj, sipas të cilës fajin e ka çdokush përveç atij.

Sa i përket konfliktit SHBA-Iran, kryetari i Partisë Demokratike, pati këtë koment:

Basha: Liria dhe demokracia kanë një çmim të lartë. Shqiptarët e kanë kuptuar se pa luftuar për demokracinë ajo rrezikon të zhduket. Unë jam krenar që si Ministës i Jashtëm kam rreshtuar Shqipërië krah NATO-s. Jemi përkrah SHBA dhe vlerave të lirisë dhe demokracisë.



9 Comments

  1. O lule keta depudhjere por edhe ata te dhjere te tjere qe i fute ti ne lista e te futen kollaren ty e pd nga ky sistem muti dolen. Meqe produkti i ketij sistemi rezultoi nje mullar i madh muti, ndryshojeni dhe bejeni proporcional me lista te hapura qe te fitojne ata qe duhen. Por ketu qendron problemi qe ti o lule edhe ke zona jote imagjinare (realisht nuk dihet cila eshte) nuk fiton dot.

  2. O lul behu burre e kerko qe deputetet te votohen nga populli. Dil njehere nga zona jote e komfortit o lumadh se dhe votuesit do te te vleresojne me shume pastaj.

  3. Kjo eshte e sakte. Listat e hapura jane nje gje kot ose e rrezikshme sepse te vetmit njerez sot qe kane fuqi te kushtezojne kryetaret dhe jane te palevizshem nga listat jane Tom Doshi me shoke. Pse? Sepse ata punojne me mire se kushdo per te blere dhe rrembyer voten. Ne nje situate te tille, sistemi ngjan si diskutim per seksin e engjejve ose nje manipulim i pushtetit. Mua me duket sikur tallin k.. ose e kane me te futur keta qe flasin per lista. Ne kete rast lideri opozites eshte e kuptueshme qe nuk do te shmange vemendjen nga thembra e Akilit, sepse ne keto kushte listat e hapura mund ta kthejne sistemin me ne nje kasaphane edhe me te madhe. Basha eshte debil i neveritshem por ketu ka te drejte. Nje qepallim per kete lloj ndryshimi do ishte fatal.

    1. O Neri te behen lista te hapura dhe njerezit te votojne jo te fortet po dhe Hitlerin po te duan dhe hallall ta kene pastaj. Po ta vendosin zgjedhesit ama , jo dy veta qe kane marre peng politiken dhe vendosin kush hyn e kush del ne parlament.

      1. Problemi eshte qe ketu nuk votohet, prandaj ne lista do shkojne jo ato qe marrin voten, por ato qe e dhunojne. Listat e hapura do shtojne kasapet e votave. Kaq e thjeshte eshte.Po te votohej realisht dakord jam te fitonte Stalini, Hitleri, Enveri apo kushdo. Edhe nese Basha do ta donte ndryshimin e sistemit, politikisht do ishte shume e tmerrshme marreveshja me Ramen ne keto kushte. Edhe me keq se ndryshimet e 2008.

  4. Kush shet voten mos e befte piken e hajrit.
    I ngelte buka e atyre lekeve ne fyt.
    PA ndryshim sistemi ngelem ktu ku jemi
    Te koperata,te gjuzi etj

  5. Neri Po te ishte sistem tjeter do ishte parlamenti me keta debila qe Ka sot . dhe shoku ram do ishte shum i arsyshm .die sa per deputetet e soit tom doshi duhet vetingu ne politik ta shikonte me dylbi parlamentin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *