• |
ide | kryesore

Ardit Roshi i propozon për martesë ‘live’ në emision të dashurës (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Puntatën e fundit të “Këndo këngën time”, magjinë ia shtoi Ardit Roshi qe ka kërkuar pak nga koha televizive, duke bërë një deklaratë që ka ardhur si surprizë për të gjithë.

Fillimisht, Roshi ka bërë me dije së përgjatë gjithë kësaj kohe, prapa kamerave e ka shoqëruar vajza që i ka rrëmbyer zemrën. Më pas, ai e ka ftuar të dashurën në skenë, duke i shtuar emocionet e mbrëmjes. Blerina Bajko, vajza e Agim Bajkos, iu bashkangjit skenës së programit për t’u ndier vajza më me fat. Arditi, i ulur në gjunjë e me unazë në dorë, i ka propozuar Blerinës, ndërsa kjo e fundit ka thënë: “Po!” “Do përpiqem të të bëjë vajzën më të lumtur në botë”, ka thënë Roshi, teksa Bajko nuk ka mundur t’i mbajë lotët.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *