• |
ide | kryesore

Inter braktis Young për Spinazzola: ish-juventini, zikaltër në këmbëim të Politanos

Sport



Matteo Politano nuk është ndër të grumbulluarit për ndeshjen e Kupës së Italisë, mbrëmjen e sotme kundër Cagliari: një sinjal i qartë, që tregon se daljen e tij nga Inter është afër. Lojtari zikaltër përgatitet kështu të transferohet në Romë në këmbëim të Leonardo Spinazzola: një ide e lindur pas dëmtimit të Zaniolo, me verdhekuqtë që menjëherë hodhën sytë nga ish-Sassuolo, i rritur pikërisht në sektorin e moshave romaniste. Politano e Spinazzola janë të asistuar nga i njëjti menaxher, Davide Lippi, gjë që e ndihmon jo pak zhvillimin e tratativës: vlerësimi për të dy sillet rreth 25 milionë, mbetet të sistemohet vetëm cështja e pagesës, lehtësisht superiore ajo që merr aktualisht romanisti. Një detaj që në fakt nuk e pengon mbylljen e operacionit.

Nisja e Politano do të pasohet nga ardhja në Milano e Giroud. Diskutim tjetër, për Ashley Young: lojtari i krahut i të majtë i Manchester United nuk është grumbulluar nga Solskjaer për ndeshjen e FA Cup, shenjë e thyerjes përfundimtare me Red Devils, por ardhja tek Inter e Spinazzola mund ti ndryshojë kartat në tavolinë



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *