• |
ide | kryesore

“Pankinat janë më komode në Itali”: Giroud tek Inter për 6,5 milionë euro

Sport



Mbeten edhe rreth dy javë deri në fund të merkatos dhe Inter ka përshpejtuar lëvizjet për të finalizuar goditjet e premtuara Antonio Contes. Tratativa më afër mbylljes është ajo që të con tek Olivier Giroud, me të cilin është arritur akordi për një kontratë prej dy vjet e gjysëm: nesër menaxheri i francezit do të jetë në Milano për të përcaktuar detajet e fundit. Zhvillimi ka ardhur në negociatat me Chelsea, sulmuesi do të vishet zikaltër për 4,5 milionë euro plùs 2 bonus. Cështja do të zyrtarizohet me shumë mudnësi në fundjavë, ose pak vizitave mjekësore.

Pasi të ketë kompletuar kalimin e Giroud, Inter do të përqendrohet tek mesfushori (Ausilio në mision në Londër për Eriksen, duke qenë se Vidal duket më larg, pas ndryshimit të trajnerit), ndërsa në ardhje është Spinazzola, si pjesë e operacionit Politano, lojtari që në fakt zhbllokoi situatën për Giroud: u largua një sulmues, mbërrin një tjetër me karakteristikat që i mungonin Contes.

33 vjecari, që dëshironte të largohej nga Chelsea për të gjetur më shumë hapësirë e të fitojë një fanellë me Francën në Euro 2020, do të jetë zëvendësi i Lukaku. Vetë Giroud ka bërë humor me këtë fakt: “Ika për të fituar një vend në Europian? Jo, por se pankinat janë më komode në Serie A…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *