• |
ide | kryesore

Eriksen tek Inter e kryer: menaxherët e danezit në Milano për t’a mbyllur

Sport



Inter është skuadra më aktive e merkatos dhe është gati për të mbyllur në harkun e pak orëve tre operacione të ndryshme, ku ajo më e rëndësishmja është firma me Christian Eriksen. Beppe Marotta po punon në disa fronte dhe është gati të bëjë goditjen e madhe me mesfushorin danez të Tottenham.

Pas lëvizjes blitz në Londër nga Ausilio, që dje në mbrëmje bëri hapa para për të marrë Eriksen menjëherë në Milano, menaxheri i lojtarit, Martin Schoots, sot ka zbarkuar që në mëngjes në Milano, së bashku me një avokat të besuar për të vendosur firmën mbi kontratë në bazë të akordit të gjetur prej ditësh me zikaltrit (kontratë deri në 2024 prej 9 milionë euro plùs bonus, për të arritur lehtësisht në kuotën 10).

Në këtë pikë pritet vetëm aprovimi i Tottenham: Spurs kërkojnë 20 milionë për të lënë të lirë Eriksen (që ndërkohë është përshëndetur me Mourinho). Suning është i gatshëm të shkojë deri në 18, por distanca është minimale dhe zyrtarizimi mund të mbërrijë nga një moment në tjetrin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *