• |
ide | kryesore

Prokuroria mbyll hetimet për Kajmakun dhe ngre 3 akuza për ish-kryebashkiakun e Vorës

Lajme, Të fundit

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun. Ndaj tij rëndojnë tre akuza: “Falsifikim i vulave, i stampave dhe formularëve”, “Falsifikim i dokumenteve zyrtarë” si dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies së tij”.

Kajmaku është ende në kërkim, ndërsa u shkarkua nga detyra me një vendim unanim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pasi nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit faktin që ishte arrestuar në Greqi dhe se ndaj tij kishte pasur një procedim penal në shtetin fqinj.


Urdhri i arrestit ndaj tij lidhet më faktin se ai dyshohet që të ketë firmosur shkarkimin nga detyra të dy zëvendësve të vet, pasi KQZ, kishte marrë vendimin për t’i hequr atij mandatin, dhe ai kishte humbur të drejtën e firmës si kryetar Bashkie.

Për më tepër dyshohet se Kajmaku, ka falsifikuar dhe datën e vendimit të shkarkimit të dy nënkryetarëve të Bashkisë. Efektivët e policisë të cilët kanë vajtur në banesën e tij për të ekzekutuar arrestin, nuk e kanë gjetur, dhe po vijojnë kërkimet.

4 Comments

  1. Futjuni rruges se droges krimit dhe mbi te gjitha mashtrimit, do te beheni artist te vertet lereni shkollen. Do jeni skllever gjithe jetes ose te varfer.

  2. PO AKUZA PER DEKRIMINALIZIMIN QE GENJESHTAR KA THENE ? PO QE KY ESHTE LARGUAR NUK KA AKUZE? TE QIFSHA VETINGUN . KETU FITON KUR SHKEL LIGJIN DHE HUMBET KUR ZBATON LIGJIN .

  3. Kajmaku i kajmakut të përzgjedhjeve të Ramës për kryetar bashkie njerës me të kaluar kriminale, është denoncimi i fundit i PD se edhe kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj, duhet të hetohet për vrasje.
    Shoh se tek Lapsi i Bushatit mungon ky lajm pasi me këtë bie alibia e 4 vrasjeve të 21 janarit nga qeveria Berisha, që është përdorur prej 9 vitesh për të njësuar edhe PD me PS për veprime kriminale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu