• |
ide | kryesore

Kurti: Jemi pranë marrëveshjes me LDK-në

Lajme, Të fundit



Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka folur sërish lidhur me negociatat me Lidhjen Demokratike të Kosovës për një koalicion të mundshëm bashkëqeverisës. Kurti i tha Klan Kosovës se dy partitë janë pranë marrëveshjes.

“Në takimin e fundit ku dhamë propozimin tonë na është thënë se “do të kthehen në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për ta marrë mendimin”. Nuk jam në dijeni se ka diçka të re në këtë aspekt, mirëpo është e domosdoshme të arrijmë marrëveshje të qeverisim bashkë.

Këtë na e kërkojnë qytetarët çdo ditë dhe këtë e ka kërkuar edhe vullneti i tyre më 6 tetor të vitit të kaluar dhe besoj që me përgjegjësi politike dhe me interes qytetaro-shtetëror, do duhej të ulemi dhe të merremi vesh dhe ta ngremë në këmbë Republikën e Kosovës” – tha Kurti.

Po ku kanë mbetur negociatat për marrëveshje mes VV dhe LDK-së?

“E kam thënë edhe më herët se jemi afër marrëveshjes – jemi aq afër sa që po u afruam edhe më, merremi vesh mirëpo nuk ka pasur takime këto 8 ditë ndërkohë që unë jam përditë në Kosovë dhe jam i gatshëm dhe i interesuar” – tha Kurti.



4 Comments

  1. Me sistemin zgjedhor qe ka kosova, kurre nuk do kete nje qeveri te forte e stabile. Duhet ndryshuar sistemi ne te kunderten do kete perhere disa gjela ne nje kotec

  2. Karagjoz. Imagjinoni kete karagjoz kryeminister. Paska per ta bere Kosoven corap dhe kjo situate i shkon per shtat vetem serbise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *