• |
ide | kryesore

Vazhdon “ping-pong”-u në Kosovë/ Kurti letër Mustafës: Hiq dorë nga kryeparlamentari

Lajme, Të fundit

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i ka nisur një letër kreut të LDK-së, Isa Mustafa. Në letrën e publikuar nga vetë Vetëvendosja, Kurti i kërkon Mustafës të kthehet në tryezën e bisedimeve dhe të rinisin negociatat për krijimin e qeverisë së re në Kosovë. Ndër të tjera, Kurti shton se është për të ardhur keq se si ai ka vendosur që të ndalë bisedimet për koalicion.

“Është për të ardhur keq që keni vendosur t`i ndërpreni takimet tona për koalicionin qeverisës duke më detyruar të shkruaj letra, thuajse jemi kundërshtarë politik apo jetojmë në kontinente të ndryshme,”– shkruhet në letrën e Kurtit ndër të tjera.

Dy partitë fituese të zgjedhjeve në Kosovë, LDK-ja dhe Vetëvendosje nuk kanë arritur ende në një marrëveshje për të krijuar qeverinë e re në Kosovë, edhe pse kanë kaluar më shumë se 100 ditë nga zgjedhjet e zhvilluara. Takimet mes dy palëve kanë qenë të shumta por pa rezultat.

Disa javë më parë u themelua edhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar Kuvendi, LDK u tërhoq nga marrja e këtij posti dhe shprehu gatishmërinë për një marrëveshje të re, duke kërkuar sërish 5 ministri dhe Presidentin. Zëdhënësit e tyre kanë deklaruar se negociatat po shkojnë mire, por ende s’ka asgjë zyrtare. ©LAPSI.al

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu