• |
ide | kryesore

Inter, Conte: “Po nuk ecëm me 200 në orë, jemi një skuadër normale”

Sport



Antonio Conte provon të shpjegojë cilat janë limitet e Interit të tij, pas barazimit në Lecce: “E jona është një skuadër që duhet të ecë gjithnjë me 200 në orë – ka thënë tekniku – Nuk mund tia lejojmë vetes shumë lojtarë nën formë, sepse bëhemi një skuadër normale. Rastet i kishim, duhet të ishim më të vendosur e të këqinj”.

Me këto fjalë Conte tregoi atë cfarë pa në ndeshjen e luajtur në Via del Mare: “Duke parë statistikat duhet të conim në shtëpi tre pikë. Mund të ndodhë, por ne nuk mund të ecim me shpejtësi mesatare. Duhet të jemi në maksimum, si kemi bërë gjithnjë në fazën e parë. Me shpejtësi të reduktuar nuk i kemi kualitetet për të fituar këto lloj ndeshjesh”.

Në fund edhe një batutë për merkaton, që pak ditë më parë e konsideroi ‘pak shpenzuese’ në intervistën pas 1/8 të Kupës së Italisë: “Sa herë që them dicka amplifikohet – u ankua Conte – unë jam i kënaqur me lojtarët e mi. Pastaj kemi shoqërinë që po bën vlerësimet, por ne duhet të mendojmë të punojmë dhe të japim maksimumin. Nuk kam dëshirë të futem në diskutime të mëtejshme. Shoqëria po punon e vendosin ata cfarë të bëjnë. Unë jm trajneri dhe duhet ti marr më të mirën lojtarëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *