• |
ide | kryesore

Liverpool pa rivalë: edhe Manchester United rrëzohet në Anfield

F1, Sport



16 pikë diferencë me një ndeshje mangut. Kjo është diferenca që Liverpool ka me ndjekësin më të afërt që është Manchester City. Leicester është tërhequr nga gara, pas humbjes në Burnley, duke dorëzuar edhe vendin e dytë, ndërsa ritmin e Reds nuk e mban dot askush. Manchester United nuk i prish dot rekordin e shtëpisë me vetëm fitore në Anfield Road Jurgen Klopp, duke dalë i mundur me golat e Van Dijk e Salah.

Solskjaer ëndërronte ti merrte pikë Liverpool, për të përmirësuar pozitat e tij në luftën për Champions League, duke parë edhe humbjen e Chelsea një ditë më parë. Dy skuadrat me më shumë rivalitet në Premier League kanë dhuruar spektakël, por në fund janë të besuarit e Klopp që e shtrijnë serinë e ndeshjeve pa humbje në 22, duke likuiduar edhe Red Devils 2-0. United tentoi të imponohej që në fillim, por Klopp e rifitoi territorin me golin e shënuar në të 14 me Van Dijk.

Ishte momenti që gjunjëzoi United, që u duk në mëshirën e ofensivës së frikshme të skuadrës së Merseyside: 10 minuta më vonë Liverpool iu anullua një gol (van Dijk) për ndërhyrje të gabuar ndaj portierit të Manchester United, David de Gea e më pas një për pozicion jashtë loje të shënuar nga Ëijnaldum. Reds ishin padronë të fushës dhe mund të bënin keq në prapavijën e shthurur të Solskjaer, nëse Salah nuk do të humbiste të paimagjinueshmen: asist i Mane dhe egjiptiani e nxjerr topin jashtë fare pranë portës. Shtylla ndihmoi De Gea që të mos pësonte një humbje me përmasa, në goditjen e Henderson, por në shtesë, kur United ishte shtyrë përpara në kërkim të barazimit Salah vulosi rezultatin. Një asist i Alisson e nxorri Mohamed Salah përballë portierit të United për 2-0 finale. Me këtë fitore Liverpool arrin në kuotën e 64 pikëve në vendin e parë, 30 më shumë se Manchester United që mbetet në vendin e pestë më 34 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *