• |
ide | kryesore

Gjykata lë në burg bandën e Shullazit

Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi sot të mbajë në paraburgim grupin e Emiljano Shullazit. Grupi prej 5 anëtarësh kishte kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë arrest me burg.

Kërkesa argumentohej me faktin se masën e kishte dhënë Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila prej dhjetorit është shpërbërë. Me reformën në drejtësi tani është formuar Gjykata kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar, e cila ka vendosur të mos e ndryshojë.

Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmand Dani, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela janë dënuar me 55 vite burg – 14 vite vetëm për Emiljano Shullazin – me akuzat: grup i strukturuar criminal, shkatërrim pronash me eksploziv, marrje prone nën kërcënim dhe dhunë ndaj biznesmenit Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërcuku.

Çështja është apeluar dhe prej janarit 2019 grupi mbetet në paraburgim. Aktualisht prej rreth 20 seancash procesi është shtyrë. Më herët në shtator 2019, prokuroria u tërhoq nga akuzat për pastrim parash, për mungesë provash.

1 Comment

  1. Po ju pushtat shpellkare thonit qe rama do e liroje nga burgu kete pusht qe salihu e nxorri dy here nga burgu dhe e perdorte gjate fushatave të salihut por ketij i humben celsat tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu