• |
ide | kryesore

Përplasja për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Presidenca e i drejtohet Komisionit të Venecias

Arkiva, Lajme, Të fundit

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi ka bërë me dije se sot Presidenca i është drejtuar Komisionit të Venecias.

“Venecia gjithmonë e mirëpritur. Sot Presidenti Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Nesër do të publikohen në faqen zyrtare të Kreut të Shtetit, kërkesa e Presidentit Meta për Komisionin e Venecias dhe pyetjet konkrete drejtuar atij”, shkruan Blushi.


Ndërkohë të njëjtën cështje e ka dërguar për interpretim në Komisionin e Venecias edhe Parlamenti. Pritet që opinioni i Venecias të publikohet në javët e ardhshme.

 

6 Comments

  1. ahahah … po Like kokemadhi deri tani tha qe nuk kemi pse e pyesim me Venecian. Sot e nderroi pllaken ?

  2. Nese kjo behet per te miren e perbashket dhe per ti permiresuar gjerat pse ndodh keshtu ?
    Keta ne fillim te bezdisin , pastaj te merzisin dhe ne fund ta shpifin .
    Ju o politikan doni te prodhoni shtet dhe prosperitet per popullin apo ta zaptoni ate dhe te beni pasuri per vete ?

  3. Po si nuk ka turp ky njeri ?
    Kur i intereson , me vrap shkon dhe i kerkon ndihme Venecias.
    Kur nuk i intereson ben patriotin dhe nacionalistin.
    Ta shpifin.

    1. Asnje gje te keqe nuk ka kur kjo behet per te mire te vendit . Por mos u bej naiv . Te dy krahet (sidomos kur jane ne pushtet) nuk duan te rregullojne dhe permiresojne gjerat por te zaptojne dhe te pasurohen vete .

  4. i kush i pyet keta te venecvias, max do beje nje emision fevziu e nga e nesermja do vazhdohet si perpara duke bllokuar reformen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu