• |
ide | kryesore

Albumi i Selena-s mund Justin Bieber

Paparazzi, Slider



Të dy i promovuan albumet shumë e madje shkuan deri në atë pikë ku i kanë lutur fansat të blejnë dhe të dëgjojnë albumin sa më shumë. Kështu, Selena Gomez ia arriti qëllimi, ajo është në krye të tabelës.

Këngëtarja e “Lose You to Love Me” debutoi në pozitën e parë në “Billboard 200” me albumin e saj më të ri “Rare”.

Ky është gjithashtu albumi i gjashtë i saj në “Top 10” në “Billboard 200”, Selena ishte në pozitën e parë edhe në vitin 2015 me albumin “Revival” dhe “Stars Dance” në vitin 2013.

Albumi i ri gjithashtu përmban këngën “Lose You to Love Me” e cila aktualisht është në pozitën e parë në “Hot 100”. Kujtojmë se Selena u kishte sugjeruar vazhdimisht adhuruesve që të blini albumin e saj të ri, pasi dëshironte pozitën e parë në toplista, kjo sepse “Rare” është shumë i veçantë për të.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *