• |
ide | kryesore

Artan Hoxha: Janë kërcënuar me vdekje familje për videon e Lefter Allës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja nga video e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla i cili konsumon lëndë narkotike në banakun e një lokali.

Mes të tjerash, Hoxha i ka bërë thirrje policisë së Dibrës që të ketë kujdes disa persona. Sipas tij, këta persona kanë bërë presione, madje kanë kërcënuar familje me qëllimin e vetëm që kjo video të mos publikohet.

“Unë bëj një profesion që e kam zgjedhur ta bëj dhe e di shumë mire që të përballesh dhe të publikosh të vërtetat që shkaktojnë dëme sigurisht që do të ketë reagime. Dje gjatë gjithë ditës dhe darkës, sot për arsye shëndetësore nuk mbërrita dot te Enkeli. Por ka pasur shumë ndërhyrje. Ti qendrosh ballas të vërtetës, është e vështirë, unë do ti kërkoj meqë jam në studio policisë së qarkut Dibër që të ketë në vigjilencë dhe në shikim para syve sot se nëse do të ketë ngjarje pas publikimit të videos. Kanë kërcënuar me jetë njerëzish dhe kanë kërcënuar me jetë familje vetëm që të mos i publikojnë, Janë njerëz që ata mendojnë se janë futur në këtë histori”, tha Hoxha, duke shtuar se edhe vetë personalisht ka marrë kërcënime të formave të ndryshme.



2 Comments

  1. KUR TE DEL TAULANT BALLA DHE MERO GELBAZA KELLIRA TE THONE ESHTE DUKE THITHUR NISHESTER TE EMBELSIRAVE..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *