• |
ide | kryesore

Refuzoi West Ham, Gabigol sulmohet keq nga gazetari anglez: “Është një idiot, dështak në Europë”

Sport



E ardhmja e Gabigol është në stand-by, pavarësisht se blerja e tij përfundimtare nga Flamengo dukej e kryer. E ndërkohë Inter e skuadra kampione e Amerikës së Jugut nuk kanë gjetur ende një akord. Mes të interesuarve për sulmuesin është edhe West Ham, që në fakt është refuzuar menjëherë nga lojtari. Një përgjigje e tillë ka nervizuar Tim Vickery, njeriu më i rëndësishëm i gazetarisë angleze për sa i përket futbollit brazilian. Duke folur për TalkSport, Vickery ka thënë fjalën e tij, duke sulmuar keq Gabriel Barbosa.

Korrespondenti i BBC nuk i ka matur fjalët e thëna për sulmuesin fitues të Libertadores … “Në fund duket se Gabigol do të firmosë me Flamengo. Brazilianët janë të sigurtë se do të shkojë kështu, sepse Inter nuk ka marrë oferta të kënaqshme nga klubet europiane. Në fund të fundit Gabigol është 23 vjec dhe ka dështuar në mënyrë të pamohueshme si me Inter ashtu dhe Benfikën”. Dikush në fakt ishte i interesuar, si West Ham. “Personalisht nuk e shoh të përshtatshëm, nuk besoj se do të binte dakord me Moyes, por ajo që mësohet nga Brazili është se Gabigol i ka thënë jo West Ham, sepse mendon se është një skuadër shumë e vogël për të”.

Gabigol synon lart, por sipas Vickery nuk mund tia lejojë vetes. “Nëse mendon dicka të tillë, është një idiot, sepse është vërtetë e pamundur që në momentin aktual ai mund të përfundojë në një klub të madh europian. Kur është një klub si West Ham, që ka një histori të rëndësishme, shko aty dhe trego se në Europë mund tia dalësh. Pastaj klubet e mëdha do interesohen për ty. Nëse mbetet në vendin e tij rrezikon të mos kthehet më kurrë në Europë. E nëse do të konsiderohesh një lojtar i nivelit botëror, duhet të bësh mirë në Europë”. Gjë që për momentin Gabigol nuk e ka bërë dot…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *