• |
ide | kryesore

Tërmeti në Turqi, 21 të vdekur dhe mbi 1 mijë të plagosur (FOTO)

Lajme, Planet, Të fundit



Një tërmet i fortë me magnitudë 6.9 ballë, ka goditur pasditen e djeshme Turqinë Lindore, duke lënë pas një situatë katastrofale. Sipas mediave turke, rreth 21 persona kanë humbur jetën, dhe rreth një mijë të tjerë kanë mbetur të plagosur për shkak të tërmetit të fuqishëm.

Po ashtu, mediat turke bëjnë të ditur se qindra banesa janë dëmtuar. Rreth 400 trupa të ekipeve të kërkim-shpëtimit janë dërguar në zonë dhe po vijojnë kërkimet nën rrënoja për të bërë të mundur shpëtimin e jetëve njerëzore.

Ndërkohë, mes frikës dhe panikut që i ka pushtuar banorët e pjesës lindore të Turqisë, ku epiqendra ishte qyteti i Elazigut, e kaluan natën jashtë në temperatura nën zero.

Banorët e prekur u strehuan në palestrat e sportit apo salla konferencash si dhe në sheshet dhe parqet e qyteteve. Ndërkohë, qytetarët shprehen se tashmë kanë frikë të kthehen në banesat e tyre, ndërsa ndajnë edhe momentet e tmerrit me rrëfime në mediat turke.

Më poshtë sjellim foto që tregojnë pasojat shkatërrimtare që la pas tërmeti në Turqinë Lindore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *