• |
ide | kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Romë, u qëllua sapo doli nga shtëpia

Arkiva, Lajme, Të fundit
karabiniere, Itali



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku është ekzekutuar me armë zjarri një shqiptar 45-vjeçar. Mediet fqinje raportojnë se shqiptari është qëlluar me dy plumba në mes të rrugës, mbrëmjen e kaluar, në Nuovo Salario, në periferi të Romës.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, ku 45-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë, pasi ka marrë një plumb në kokë dhe një në gjoks.

Ai kishte marrë leje nga burgu për të takuar gruan e tij dhe është qëlluar për vdekje, në momentin kur po rikthehej në qelin e burgut “Rebibbia”. Siç raportojnë mediet italiane, ai kishte përshëndetur familjen, kishte marrë ashensorin, kishte hapur derën dhe pas disa hapash ishte qëlluar me dy plumba.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *