• |
ide | kryesore

Libri i ri/ Xhon Bolton tradhëton Trampin. Tregon shantazhin ndaj Ukrahinës

F1, Planet

Presidenti amerikan Donald Trump “ka kërkuar të ndalet mbështetja ushtarake për Ukrainën derisa ajo të hapë hetim për rivalin Joe Biden dhe djalin e tij”, pretendohet të ketë shkruar në librin e tij të ardhshëm John Bolton, ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë.

Pretendimet që tronditën opinionin u bënë nga media amerikane, gjegjësisht New York Times (NYT), e cila publikoi një lajm me titull “Sipas librit të Bolton-it, Trump lidhi ndihmën për Ukrainën me hetimin që dëshiron të bëhet”.

Gazeta NYT këto pohime i bëri duke siguruar një dorëshkrim të librit të Bolton-it që pritet të botohet në mars, i titulluar “Dhoma ku ndodhi” (The Room Where It Happened).

“Bolton pohon se Trump i ka thënë atij që dëshiron ta ndalë mbështetjen ushtarake për Ukrainën derisa autoritetet e saj të hapin hetim për familjen Biden”, shkroi NYT.

Ky pohim vjen në kohën kur Trump po gjykohet në Senat për keqpërdorim të detyrës, pasi ishte pohuar se ai ka kërkuar nga presidenti ukrainas Volodomyr Zelenskiy të nisin hetim kundër Joe Biden, i cili është kandidat presidencial në radhët e Partisë Demokratike.

Shumë senatorë demokratë e kanë cilësuar si shumë të rëndësishëm këtë pohim dhe janë shprehur se ai mund të ndikojë në gjykimin në Senat.

Ndërkohë, avokati i Bolton-it, Charles Cooper, në një deklaratë për faqen Axios, ka thënë se dorëshkrimi është dërguar në zarf për vlerësim në Zyrën e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë më 30 dhjetor 2019 dhe ka shtuar se përmbajtja e librit mund të ketë rrjedhur në opinion prej aty.

Më herët, Trump kishte pohuar se Bolton “nuk di asgjë” në lidhje me Ukrainën.

7 Comments

  1. Me çfarë komunikohet këtu, NYT paskej botuar një thashethemnaje që paskej dalë nga “zyra e Këshilltarit të sigurisë në Shtëpinë e bardhë” për një libër të Boltonit që pritet të dalë në muajin mars ?????
    Në këtë “lajm” të tërheq gjithashtu vëmëndjen fakti i dyshimtë nëse presidenti Trump ka akuzuar për korrupsion në Ukrainë kundërshtarin e tij , Biden , apo djalin e tij, gjë që nuk del e kjartë.

    Më së pari mediat duhet të skjarojnë se a ka bërë apo jo veprime korruptive në Ukrainë, biri i ish zv/presidentit Biden e mandej se a duhet apo jo që qeveria amerikane ti kërkojë me forcë qeverisë ukrainase që të hetojë një veprim korruptiv të një qytetari amerikan, që me veprimet e tij korruptive ka dëmtuar sigurinë e SHBA.
    Një ekuacion me të panjohura e të dhëna të dyshimta, në kohën që në Senatin amerikan po zhvillohet një gjyq për shkarkimin e presidentit Trump, pas vendimit të një komisioni hetues të partisë kundërshtare politike , partisë demokrate.
    Fjalën e fundit do ta japë drejtësia.

  2. I shtoj komentit të mësipërm edhe se në këtë ngjarje të çudit fakti se po hetohet një president që ka kërkuar një hetim.
    A nuk ngjet kjo me çudirat në Albanistan, ku qeveria e drejtësia heton e kërkon të ndëshkojë ata që kanë hetuar krimin e korrupsionin ?

  3. Truno akuzohet se ka kondicionuar ndihmen ushtarake te miratuar nga Kongresi amerikan ne kembim te deklarimit nga ana e presidentit te Ukraines publikisht nisjen e nje hetimi per Hunter Biden.Sa per dijeni fjalen e fundit nuk e ka drejtesia por Senati amerikan ku shumicen e kane Republikanet te cilet po kundershtojne thirrjen e deshmitareve perfshi dhe John Bolton

  4. bOLT NJE TRADHETAR I AMERIKES QE KA NDJEUKUR LINJEN RUSE NE BALLKAN E SIDOMOS NE LIDHJE ME SHQIPETARE DHE KOSOVEN KY MATUF KY I SHITUR TEK SLLAVET SHIKONI TE GJITHA DAJET TELEVIZIVE QE NGA 1996 E DERI DJE KUNDRA SHQIPTARVE DO TE THOT NE LINJE KUNDER AMERIKES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu