• |
ide | kryesore

Prokuroria apelon vendimin që pushoi dosjen e Bashës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria apelon vendimin e gjykatës që pushoi dosjen ndaj kreut të PD-së, Basha për akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Më 13 janar Gjykata e Tiranës vendosi pushimin e çështjes për akuzën e falsifikimit të formularëve ndaj kryedemokratit, ish-sekretarit të përgjithshëm Arben Ristani dhe ish-financierit Ilir Dervishi për mungesë provash

Ndërsa në nëntor prokuroria u tërhoq nga akuza e pastrimit të parave, që kishte formuluar më herët ndaj tyre.

Prokuroria i akuzoi tre zyrtarët e opozitës për falsifikim dokumentash lidhur me kontratat e lobimit të PD-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shumën e 675 mijë dollarëve.



1 Comment

  1. Me pelqen foto qe ka ilustruar lajmin.
    Hidhini nje sy duke filluar nga portreti i Dashit dhe perfundar tek vershtrimi i Lulkes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *