• |
ide | kryesore

Disiplina/ Lautaro humb derbin: Conte i shpëton dënimit

Sport



Nuk ka derbi për Lautaro Martinez. Gjykatësi sportiv ka sanksionuar sulmuesien argjentinas me dy ndeshje skualifikim për kartonin e kuq të marrë në fund të ndeshjes me Cagliari (“Sjellje intimiduese kunddrejt arbitrit”). Inter nuk mund ti besojë kështu sulmuesit të tij për ndeshjet kundër Udinese e Milan. Dy javë ndalesë edhe për portierin e tretë Tommaso Berni, ndërsa i ka shpëtuar dënimit Conte.

Të skualifikuarit e tjerë: pezullim për një javë për Cristian Dell’Orco (Lecce), Armando Izzo (Torino), Sasa Lukic (Torino), Federico Peluso (Sassuolo), Ismael Bennacer (Milan), Mattia Valoti (SPAL), Andrea Petagna (SPAL), Takehiro Tomiyasu (Bologna), Nikola Milenkovic (Fiorentina), Martin Caceres (Fiorentina) e Bartosz Bereszynski (Sampdoria).

LAUTARO, MOTIVI I DËNIMIT
Dy javë skualfikim për Lautaro Martinez për protesta ndaj zyrtarëve të ndeshjes (sanksioni i gjashtë); për shkak se në minutën e 48° të pjesës së dytë, ka reahuar ndaj masës me karton të verdhë, në mënyrë të ekzagjeruar, duke marrë një sjellje intimiduese, duke iu afruar arbitrit e duke i bërtitur në fytyrë fraza në spanjisht; pas masës karton i kuq largohej me forcë nga shokët e skuadrës, duke vazhduar protestën me goditjen nervoze të topit ndërsda largohej nga fusha ndërsa ofendonte arbitrin e ndeshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *