• |
ide | kryesore

Aktorja dhe producentja serbe: Kosova, e pavarur

F1, Paparazzi



Aktorja dhe producentja, nga Serbia, Bojana Maljeviç ka befasuar mediat serbe me qëndrimin e saj për Kosovën e pavarur.Në një deklaratë të fundit, Maljeviç ka thënë se tashmë duhet pranuar fakti se Kosova është shtet pavarësisht se nuk ka ende një vend në OKB.

“Kosova është e pavarur, pa marrë parasysh a ka ulëse ose jo në OKB”, deklaroi ajo për mediat serbe, transmeton “lajmi.net”.

Ajo shtoi se duhet të ekzistojë një kompromis mes palëve, ndërsa ka shprehur qëndrimin kundër konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës.

“Kjo nuk nënkupton se të dyja palët duhet të jenë njësoj të kënaqura, edhe pse do të duhej, sepse ky është kuptimi i kompromisit”. Kurrë nuk do të isha për konflikt. Më duket se konflikti në Ballkan ka rëndësi të madhe. Dialogu zgjatë shumë, jo nga kjo qeverisje por e kaluara. Në atë kuptim, nëse konfederata ndërkombëtare mund të përmirësojë diçka ose shpejtojë arritjen e kompromisit dhe zgjidhjes, atëherë duhet të bëhet”, shpjegoi Maljeviç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *