• |
ide | kryesore

Video/ Blerja 80 milionë euro nuk e ndihmon dot Manchester United të mundë as Wolves

F1, Sport, Video



Ndeshja e tretë pa fitore për Manchester United që komplikon sërisht pozitat e teknikut Ole Gunnar Solskjaer, me 6 pikët e diferencës nga zona Champions e për momentin edhe jashtë Europa League, i kaluar nga Sheffield United. Dështon të lërë impakt Bruno Fernandes, i transferuar nga Sporting për 80 milionë euro, në debutimin e tij me fanellën e Red Devils.

Në Old Trafford, United është bllokuar në një 0-0 përballë Wolverhampton, që në fakt në pjesën e parë ishin më kërkues, duke rrezikuar disa herë portën e De Geas, por pa mundur të gjejnë rrugën e rrjetës. Solskjaer tentoi ti ndryshonte fytyrë skuadrës në pjesën e dytë dhe në fakt Red Devils bën më shumë, por nuk arritën të ndëshkonin Rui Patricion.

35 pikë për United, që nuk diferencohet dot nga Wolves, por problemet për teknikun norvegjez janë distanca prej 6 pikësh me zonën Champions, ku Chelsea duket gjithnjë e më i sigurtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *