• |
ide | kryesore

(FOTO) Ky është 45-vjeçari që vrau sot gruan se i ktheu fjalën

Arkiva, Lajme, Të fundit

Personi që shihni në foto është autori i krimit që tronditi sot Xhafzotajn e Durrësit. 45-vjeçari Lulzim Cuku vrau me thikë gruan e tij.


Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shkak i ngjarjes të jetë bërë një sherr banal mes çiftit. Burime policore bënë me dije se Manjola Cuku dyshohet se i ka kthyer fjalën burrit, Lulëzimit, ndërsa ky i fundit ka marrë thikën nga kuzhina dhe ka goditur nënën e 3 fëmijëve të tij të mitur.


Nga plagët e marra në organet jetësore 33-vjeçarja ka humbur jetën.

Ceremonia mortore e 33-vjecares që mbeti e vrarë do të zhvillohet në vendlindje në Dibër. Të afërmit e çiftit kanë marrë fëmijët dhe trupin e Manjola Cukut, duke mbyllur banesën. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim 45-vjeçarin.

1 Comment

  1. My qenka burre. Ne te tjeret kot rrojtkemi ne kete dynja. Bravo. Tani edhe femijet do kene nje jete me te mire pa asnjerin nga prinderit Ne c shekull jetojme ne shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu