• |
ide | kryesore

Kapllanaj furi kundër arbitrave: “Penalltinë e anulloi Bujar Pregja me telefon”

Sport
kapllanaj



“Nuk dua ti hyjë fare diskutimit a është penallti apo jo. Nuk di të jetë montuar ndonjë VAR rrugës, që të anullojë penalltinë. Është një telefonatë nga Tirana që ka marrë delegati Bujar Pregja që desh u rrëzua dhe anulloi këtë penallti. Të na thonë ku e kanë montuar këtë VAR që ta dimë dhe ne e t’i gjykojmë të gjitha rastet”. Është një furi e vërtetë presidenti i Bylis, Besnik Kapllanaj, në përfundim të ndeshjes së barazuar 2-2 ndaj Vllaznisë, për penalltinë e akorduar në fillim nga Kuka në kohën shtesë dhe më pas të anulluar pas konsultimit me asistentin. Numri 1 i Bylis ka shkuar larg me akuzat, duke aluduar për një sistem kundër klubit të tij ku ndërhyrja tek delegati Pregja është bërë me telefon.

Kapllanaj i ka të freskëta episodet kundër në dy ndeshjet e fundit: kundër Tiranës ballshiotët pësuan gol në një prekje me dorë të Kale, ndërsa në Niko Dovana nuk i dhanë një penallti të qartë: “Një arbitër sot që ia dëgjoj emrin për herë të parë, më duket sikur bënë eksperimente me ndeshjen e sotme. Në fund të vitit kam pasur një takim me shefin e arbitrave dhe i thashë se na mungonin 7 penallti ndërsa ia tha 6. Por tani po na ndëshkojnë në çdo ndeshje”. Shkon edhe më tej Kapllanaj: “Do kisha bërë mirë nëse nuk do isha futur në kampionat. Nëse vazhdojmë kështu, atëherë është e kotë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *