• |
ide | kryesore

Lukaku, gjiganti zikaltër që nga fëmijëria, gati të sfidojë Ibrahimovic: “E respektoj”

Sport



Romelu Lukaku është gati të përsëritet në derbi pas golit në ndeshjen e vajtjes: “Ishte një emocion i madh të shënoja kundër Milan sepse për mua ka qenë gjithnjë një ëndërr të luaja tek Inter”. Në intervistën e dhënë për Tiki Taka, sulmuesi belg bën edhe një përshkrim të jashtëzakonshëm për Ibrahimovic: “Një kampion i madh, e respektoj. Në kohët e Manchester United jam stërvitur cdo ditë më të, për mua ishte gjëja më e bukur”.

Lukaku kujton kohët kur me suedezin ishin në një skuadër, duke legjitimuar përse Ibra edhe në moshën aktuale bën diferencën: “Një profesionist i madh, normal që të bëjë gjëra të bukura edhe në moshën 38 vjecare. Është një nga ata që punon shumë, më këshillonte kur luanim bashkë”.

Në fund një kujtim zikaltër të kohës kur ishte fëmijë: “Finalja e parë që kam parë ishte Inter-Lazio (Kupa Uefa), kisha ambicjen të luaja në Itali e për Inter”. Në atë ndeshje shënoi edhe Ronaldo, në mënyrën që dinte ta bënte vetëm Fenomeni: “Për mua ai është më lart se të gjithë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *