• |
ide | kryesore

Justin Bieber: Kam qenë pranë vdekjes

Paparazzi, Slider



Seritë e dokumentarëve, të titulluar “ Seasons” që Justin Bieber ka publikuar në youtube janë tepër personale. Por askush nuk e priste që këngëtari të fliste në to edhe për problemet që ai ka pasur me drogën.

Për këtë arsye, kur ai hodhi serinë më të fundit ,“ The Dark Season”, të gjithë fansat u shokuan. Bieber ka ndarë shumë nga eksperiencat e tij, duke thënë se ka qënë shumë afër vdekjes. Këngëtari ka sjellë kamerat në vendlindjen e tij, Stratford, Ontario, ku ai u zbulua si një artist rrugësh, kur ishte vetëm një fëmi. Ai kujton herën e parë që konsumoi substanca narkotike, në moshën 12 -13 vjeçare.Bieber thotë se fillimisht konsumonte vetëm kanabis, por më vonë edhe substance si pilula apo lean, një drogë e famshme tek artistët ,e cila bëhet me shurup kolle që ka në përmbajtje kodeinë.

 “Ishte një formë arratie për mua,” thotë Bieber. “ Unë isha i ri dhe kisha një nivel shumë të lartë të ekspozimit para kamerave. Kisha shumë para dhe famë dhe të gjithë donin diçka prej meje.”

Në këtë periudhë artisti shfaqej shpesh në tabloide për sjelljen e tij të shkujdesur. “Vendosa më në fund të ndaloj sepse e ndjeja që isha shumë pranë vdekjes. Bodyguard-ët e mi vinin në dhomë çdo natë për të më kontrolluar pulsin. Shumica e njerëzve nuk e di se sa e rëndë ishte situate. Ishte shumë e frikshme.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *