• |
ide | kryesore

Franca, barriera të reja për integrimin: “Nuk është automatik”

Arkiva, Kryesore, Lajme

Skepticizmi i Edi Ramës për të mos vënë një bast se kur do të hapen negociatat për Shqipërinë, e ka një bazë. Jo më kot ai deklaroi nga mbledhja e Këshillit të Atlantikut në Uashington: “Kam thënë mjaftueshëm dhe jam zhgënyjer mjaftueshëm, pasi me këta të gjithë nuk i dihet se janë 27 krerë shtetesh, që kanë 27 zgjidhje të ndryshme. Vota franceze nuk do të varet vetëm nga metodologjia e re dhe nuk kemi ndërmend një miratim automatik të çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, deklaroi ai.

Skepticizmi i kryeministrit lidhet drejtëpërdrejtë me qëndrimin e mbajtur nga ministrja franceze e Integrimit, Amélie de Montchali (djathtas ne foto).

Ajo tha se francezët do të presin për të parë përparimin e reformave për të dy shtetet: “Në bazë të progres raportit të ri të vlerësimit të situatës që Komisioni do të publikojë në muajin mars, ne duhet të shohim nëse kushtet janë përmbushur dhe nëse këto dy shtete kanë bërë përparim të mjaftueshëm në reforma për të filluar bisedimet”.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme, nëse duam të përgatisim një moment pozitiv në muajin mars që shtetet anëtare të japin shpejt miratimin e tyre për metodologjinë- ose jo. dhe në këtë rast, ne do të vendosim se çfarë do të bëjmë më pas”, tha ajo në fund.

Pra gjithësesi ende nuk dihet nëse edhe pasi të ketë miratuar platformën e re të integrimit, Parisi nuk do të nxjerë yçkla të tjera për të penguar dy vendet. Pa marrë asnjë përgjegjësi për problemet e vendit dhe duke pretenduar se Shqipëria i ka bërë detyrat, Rama e konsideroi këtë si një hipokrizi franceze:

“Për francezët kam thënë, nuk ka të bëjë me ne, por me ata, me vendimin e tyre se çfarë duan për veten e tyre dhe zgjerimin. Kanë një nivel të caktuar hipokrizie, pasi do të kishte qenë më e ndershme që të thonin, që ju i keni bërë detyrat, por ne nuk jemi gati të flasim tani, se duhet të zgjidhim ca probleme”, tha Rama nga mbledhja e Këshillit të Atlantikut në Uashington.

©Lapsi.al

8 Comments

    1. se ka popull dyrdyl qe i ha brockullat psiqike te ktij pallosh-gjatoshi
      popull i mjere, me inteligjence te ulet…
      ben palle ky…

  1. Po salihun ku e keni o shpellkare te pd qe nuk ka dal e nuk flet,gojet e liga thone qe po mendon mbrojtjen kunder izet haxhise dhe zyfije haklaj,casti final po vjen per kete kafshe parahistorike me dy kembe salih karaxhic berisha

    1. Pa shtrydhi trutë o miu i haleve se mos gjen ndonjë “koment të ri” se këto idiotësira për “salihun e shpellk….” i shkruan çdo ditë këtu.

  2. Sigurisht qe ky hap eshte thjesht hapja e negociatave. Qe mund te zgjase me vite te tera deri ne momentin a anetaresimit. Per kete arsye mendoj qe Franca me shoke mund te tregoheshin me tolerant ne kete hap.
    Por besoj kriminalizimi dhe korrupsioni e kesaj qeverie ia ka ulur dozen e tolerances!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu