• |
ide | kryesore

Nga numri i këmbës, tek ushqimi i preferuar: Inter mëson gjithcka në intervistën blitz me Eriksen

Sport



Në vigjilje të derbit, i pari i tij me fanellën e Inter, Christian Eriksen rrëfehet në kanalin youtube të Inter. Dyshime apo bindje mënjanë, mesfushori danez nuk ngurron të rrëfejë idhujt, pasionet, preferencat, dëshirat, keqardhjet e objektivat. Një mënyrë për ish-lojtarin e Tottenham për tu njohur më mirë nga tifozët e tij të rinj.

INTERVISTA BLITC ME ERIKSEN

Nofka? “Chris”
Mosha? “27”
Numri i këmbës? “43”.
Roli? “Mesfushor”.
Gol apo asist? “Të dyja”.
Goditje dënimi apo penallti? “Goditje dënimi”.
Këmba e majtë apo e djathtë? “Të dyja”.
Këndi lart apo poshtë? “Këndi lart”.
Kush është më i fortë? Eriksen i videogame apo ai real? “Besoj ai real”.
Cili trajner është më kërkues? Babai yt apo Antonio Conte? “Kam pak këtu, por do thosha im atë”.
Idhulli yt fëmijë? “Totti e Michael Laudrup”.
Tripleta ndaj Irlandës me Danimarkën apo goli ndaj Chelsea me Tottenham? “Tripleta me Irlandën”.
Të godasësh edhe njëherë penalltinë kundër Kroacisë në Rusi 2018 apo të riluash finalen e Champions League kundër Liverpool? “Finalen e Champions League”.
Amsterdam apo Londra? “Të dyja. Janë të dyja qytete të bukura”.
Amsterdam, Londra apo Middlefart? “Asgjë nuk është më e bukur se Middlefart!”.
Sporti yt i preferuar vec futbollit? “Janë disa’… Do thosha ping pong”.
Filmi i preferuar? “Drejtësi private”.
Në kinema apo të shohësh film ulur në divan? “Kur ke një një fëmijë, serial tv në shtëpi”.
Mbrëmje jashtë apo brenda shtëpisë? “Në shtëpi”.
Kënga e preferuar? “Ëonderëall e Oasis”.
Grupi i preferuar? “Imagine Dragons”.
Koncerti i fundit? “Më duket se ka qenë Drake”.
Qen apo mace? “Jam alergjik ndaj të dyve, por them qentë”.
Tëitter apo Instagram? “Instagram”.
Ushqim i ëmbël apo kripur? “I ëmbël.”
Makarona apo pica? “Makarona”.
Është më e vështirë të mësosh gjuhën hollandeze apo italiane? “Mendoj se do të jetë më e vështirë të mësoj italishten”.
Di të thuash tre gjëra në italisht? “Mirëmëngjes, faleminderit, të lutëm, mirupafshim e të tjera akoma…”.
Përse zgjodhe numrin 24? “Është numri pas 23. Fazë e re, sfidë e re, numër i ri”.
Kush e fiton derbin? Inter apo Milan? “Inter. Pastaj nëse jashtë thua Inter Milan nuk i referohesh ndeshjes, por thjesht Inter…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *