• |
ide | kryesore

Juventus e PSG konspiracion ndaj Inter: Icardi në verë bardhezi

Sport



Juventus e sidomos Paratici nuk e kanë harruar Mauro Icardi. Përkundrazi, në javët e fundit në kampin bardhezi, duke parë edhe problemet para porte, goli i fundit i Higuain është shënuar në 6 janar, janë kthyer të punojnë me bindje për të rihapur një pistë që ishte mbyllur verën e kaluar, nga ndërhyrja e Marotta. Administratori i Deleguar zikaltër për të prishur paktin e famshëm në Ibiza mes Ëanda e Paratici, e dërgoi lojtarin në huazim tek Paris Saint Germain.

Ndoshta pas rënies në fundit të sulmuesit nga Rosario, që tani në 18 gola sezonalë, por vetëm 1 në 6 ndeshjet e fundit, mund të jetë pikërisht Juventus, që po mundohet ta rikthejë në Itali. Psg në këtë moment nuk është më i bindur të marrë argjentinasin për 70 milionë, pavarësisht se Leonardo vetëm pak kohë më parë fliste mirë për ish-kapitenin interist.

Raportet e vështira me Neymar e yjeve të tjerë të PSG kanë rritur nostalgjinë e Icardi për Italinë. Juventus në fshehtësi po mundohet të bindë Psg të paguajë tek Inter cmimin e kartonit të lojtarit e pastaj ta kalojnë tek Juventus, duke e këmbyer me Miralem Pjanic, i preferuar i francezëve.

Nisja e mesfushorit boshnjak do të kompletohet nga ardhja e Jorginho, që Sarri vazhdon ta kërkojë për të krijuar lojën e tij tek Juventus. Dy rivalët e mëdhenj, pas përplasjes për Kulusevski, janë gati të sfidohen edhe për Chiesa e Tonali, por transferimi i Icardit në Torino do të ndizte edhe më shumë derbin e Italisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *