• |
ide | kryesore

Mbledhja e fondeve për dëmet nga tërmeti, mbahet sot Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme Bashkimi Europian do të mbajë Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë. Ashtu siç dihet tashmë, ky takim në Bruksel mbahet për të dhuruar fonde për fazën e rindërtimit në Shqipëri pas dëmeve të tërmetit.

Kryeministri Edi Rama u shpreh dje optimist për faktin se në këtë konferencë do të mblidhet një shumë e përafërt me dëmet e shkaktuar nga tërmeti. Ndërkohë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se BE dëshiron të ndihmojë në rindërtimin e Shqipërisë, e cila pësoi dëme të konsiderueshme si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit që la shumë njerëz pa banesa.

 Kujtojmë se 3 ditë më parë, ministri i Jashtëm Stef Blok konfirmoi se Holanda do të dhurojë 3 milionë euro për rindërtimin. Po ashtu, gjatë konferencës për Ballkanin Perëndimor në Mynih, kryeministri Edi Rama u takua me homologët e tij të Kanadasë dhe Kuvajtit si dhe ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, ku ata shprehën se do t’i bashkoheshin konferencës së donatorëve për rindërtimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *