• |
ide | kryesore

Amanda Bynes prezanton të dashurin (Foto)

Paparazzi, Slider



Të premten, për Shën Valentin, Amanda Bynes postoi në Instagram lajmin e lumtur. Nën një foto unaze, shkruajti, “e fejuar me dashurinë e jetës sime.” Pas kësaj nisi t’u tregonte ndjekësve detaje të mëtejshme mbi romancën e re.

I fejuari në fjalë është identifikuar si Paul Michael. E! News raporton se dyshja u njoh në një klinikë rehabilitimi dhe se janë bashkë prej disa muajsh. Për sa i përket vërtetësisë së fejesës, një burim konfirmoi se është absolutisht e vërtetë. Në foton e parë me Michael, aktorja thjesht e quajti “të dashur.”

Ndërsa në foton e dytë nuk shtoi gjë, por duket e lumtur.

“Mendoj se është mirë,” tha një burim për People. Revista shton se Bynes jeton në një institucion për t’u ardhur në ndihmë atyre që kanë hequr dorë nga alkooli dhe drogërat. Prania e papritur e aktores në Instagram është e pazakontë. Ajo iu bashkua platformës tetorin e shkuar. Në qershor të 2019-s, Bynes u diplomua nga Fashion Institute of Design & Merchandising dhe hyri në rehabilitim. Më parë, Bynes ka thënë se u tërhoq nga jeta publike për t’u fokusuar te vetja dhe mirëqenia mendore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *