• |
ide | kryesore

Zbardhet dëshmia e 40-vjeçares që vrau motrën: Më kërcënoi

Arkiva, Lajme, Të fundit
40,



Një ngjarje mjaft e rëndë u mësua mëngjesin e kësaj të diele. Një 40-vjeçare nga Tirana u arrestua nga policia si e dyshuar për vrajen e motrës së saj që pas pak ditësh do të mbushte 37 vjeç. Viktima është Amanda Pushani.

Ajo u qëllua me thikë nga Marsela Pushani. Kjo e fundit me profesion mësuese ka deklaruar në polici se viktima kishte më shumë se 10 vjet e alkoolizuar dhe shpesh debatonin për këtë arsye. Sipas saj edhe natën e së dielës ajo u kthye e dehur në banesë dhe kishte marrë thikën duke e kërcënuar se do ta vriste atë dhe nënën e tyre. 40-vjeçarja është shprehur se ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.

“Reagova në kushtet e vetëmbrojtjes. Ajo na kërcënoi se do të na vriste. Prej më shumë se 10 vitesh motra Amanda Pushani ishte e alkoolizuar dhe shumë problematike. Bëmë mjaft debate që të linte alkoolin. Amanda më kërcënoi mua dhe mamanë” – janë disa nga fjalët që ajo ka thënë përpara hetuesve.

Marsela Pushani u vu në pranga disa orë pas ngjarjes. Fillimisht ato tentuan ta fshihnin ngjarjen duke u shprehur se vdekja kishte qenë natyrale. Ishin hetimet e policisë dhe kryerja e autopsisë që çuan më tej në zbardhjen e saj. ©LAPSI.al

E rëndë në Tiranë/ 37-vjeçarja vritet me thikë nga motra e saj gjatë një  sherri në banesë, si u zbulua krimi pas autopsisë – Balkanweb.com – News24



2 Comments

  1. When Evil Is a Pretty Face: Narcissistic Females & the Pathological Relationship Agenda
    by Zari Ballard

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *