• |
ide | kryesore

Digjet për herë të dytë në dy muaj makina e motrës së Gattuso, hetuesit të sigurtë: “Tentativë intimidimi”

Sport
Gattuso



Ida Gattuso, motra e Rinos, ish-yllit të AC Milan dhe trajnerit aktual të Olympique Marseille, ishte viktimë e një akti të ri intimidimi. Ngjarja ndodhi në Corigliano, në provincën e Cosenza, ku jeton motra e teknikut Gattuso. Makina e saj, një fuoristradë Opel Grand Land, u shkrumbua nga flakët. Ida, sapo e kishte blerë mjetin pasi të parës i ishte vënë flaka më 17 tetor.

Sipas hetuesve nuk ka asnjë dyshim se akti ka qenë i qëllimshëm, por personat mbeten ende të paidentifikuar. Edhe në rastin e parë, atë të 17 tetorit, policia kishte konfirmuar zjarrvënien e qëllimshme të makinës, por nuk arriti të gjente përgjegjësit për aktin, që ata e konsideruan intimidues.

Lexo më tej: Video/ Ounahi nuk i dha dorën, Gattuso iu vërsul në pankinë: shakaja e trajnerit tmerroi lojtarin

Sipas asaj që u raportua nga Il Corriere, çëshja lidhet me një antipatinë që ka në lagje për zonjën Gattuso, e cilësuar nga disa si ‘me nerva’. Makina, e cila u shkatërrua plotësisht, ishte e parkuar nën shtëpinë e saj në fshatin Schiavonea në Corigliano-Rossano në Kalabri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *