• |
ide | kryesore

Plagoset me thikë 28-vjeçari në Kavajë, arrestohet autori

Arkiva, Lajme, Të fundit
thikë



Një 34-vjeçar me inicialet J. K., është shoqëruar nga policia e Kavajës pasi dyshohet se ka plagosur një 28-vjeçar me thikë. Dyshohet se konflikti që çoi në plagosje ka ndodhur për motive të dobëta. 28-vjeçari ndodhet në spital ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

“Goditi me mjet të mprehtë, një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, Policia identifikon, kap dhe shoqëron menjëherë në Komisariat autorin e dyshuar. Rreth orës 20:00, në lagjen nr. 3 Kavajë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. K., 34 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin L. Sh., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë identifikuan, kapën dhe shoqëruan në Komisariat autorin e dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje” – thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *