• |
ide | kryesore

Kërkohej për trafikun e 1.2 tonë kokainë, arrestohet në Itali shqiptari

Lajme, Të fundit



Një 42- vjeçar shqiptar është kapur në Itali pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për 1.2 ton kokainë të kapur në Greqi pak kohë më parë. Lajmin e publikojnë mediat italiane, por nuk jepet identiteti i shqiptarit të ndaluar.

Ndaj shqiptarit kishte një mandat arresti prej datës 3 shkurt. Sipas të njëjtave burime ai do ti dorëzohet Greqisë. Për drogën e kapur në Greqi dhe që ishte nisur nga Amerika Latine u arrestuan një muaj më parë edhe Sandër Pema i cili ishte dhe koka i grupit, Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Erlin Zotaj, Lek Doda dhe Maksim Preçi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *