• |
ide | kryesore

SHBA e hapur për idenë e shkëmbimit të territoreve? Ambasadori Grenell reagon ashpër: Fake news

Arkiva, Lajme, Të fundit



I dërguari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj një lajmi që theksonte se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende janë të hapura për një shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mëngjesin e së mërkurës, Grenell, i cili shërben si ambasador i SHBA-ve në Berlin, e quajti “lajm të rremë” artikullin e portalit Euobserver, të publikuar të martën. Euobserver, në këtë artikull shkruante se SHBA-të po refuzojnë të përjashtojnë një shkëmbim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë – përkundër kundërshtimit të Gjermanisë ndaj kësaj ideje.

Portali evropian citoi një deklaratë të Matthew Palmer, të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, të dhënë të hënën e ku tha se “varet nga palët të vendosin parametrat e dialogut”, pasi u pyet për planin e shkëmbimit të territoreve.

Grenell TwPor Richard Grenell ka kërkuar nga portali që për idenë është dashur të pyetej edhe ai para se të publikohej artikulli. Ka thënë se lajmi është i rremë dhe se ai nuk është i fokusuar në politikë, por në ekonomi. “Lajm i rremë. Dhe, ju as që keni më keni kontaktuar për të më pyetur. Unë jam për atë që pajtohen palët – jam i fokusuar në zhvillim ekonomik, jo politikë”, ka thënë Grenell.



5 Comments

  1. YMER GELBAZA NJE ZAGAR I TREDHUR NGA EDI RAMA DHE NJE ISH BYTHLEPIRES I SALI BERISHES thotë:

    SI DO TE REAGOJ HASHIM THAQI ,EDI RAMA DHE ZAGARET E TYRE TANI ,SE PO THONE SHBA PO E PERKRAH NISMEN E TYRE

  2. Si keto bythqirat e Rames qe per cdo gje justifikohen me Ameriken, kur Amerika nuk ka fol kurre as per shkembim territoresh as per mini-shengen. Madje eshte qartesisht kunder.

  3. Rama mashtruesi dhe genjeshtari numeri nje ne bote nuk e ka per gje te mashtroje e te genjeje cdo dite ,cfar thote sote nuk thote neser . Me ra ne sy ne emisionin e tedegjeneruarit llape balla diten e mart me te ftuar kryeM….. servilizmi i felliqur i ” opozitarit ” Lela keta gazetare Jan te neveriteshem , sahan lepiresa , PA personalitet , legena

  4. Kot lodheni me keta mashtrues se nuk kane as turp e as cipe. Do ta kalojne dhe kete rradhe me batuta dhe do vazhdojne me rrena te reja

  5. Gjon Bolton u shkarku nga detyra per disa shkaqe.Nji nder ato shkaqe(jo kryesori)ishte edhe idea e tij per ndarjen e Kosoves.
    Mos e harroni kte fakt…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *