• |
ide | kryesore

Policia reagon për kalimin e 1.1 tonëve kokainë mes përmes territorit shqiptar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia shqiptare ka reaguar lidhur me sasinë e konsiderueshme të kokainës së sekuestruar në Maqedoninë e Veriut, e cila kaloi nga territori shqiptar.

Policia e shtetit thekson se ishte pjesë e këtij operacioni dhe se transporti është kryer në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti. 

“Në përgjigje të interesimit të disa mediave, njoftojmë se Policia e Shtetit ka kryer me sukses të plotë detyrimet e saj në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër trafikimit të drogës.

Në operacionin, që synonte dorëzimin e kontrolluar të një sasie të madhe kokaine, morën pjesë edhe strukturat e Policisë Shqiptare, të cilat mundësuan kalimin e dërgesës nga Mali i Zi nëpërmjet territorit shqiptar drejt Maqedonisë së Veriut, në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti.

Ky operacion përbën një tjetër angazhim serioz të Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe një dëshmi tjetër të besimit të partnerëve të saj në këtë luftë.”- thuhet në sqarimin e Policisë së Shtetit. 



1 Comment

  1. Mos! Perse nuk i vendoset nje titull kompromentues lajmit si gjithmone ne te tilla rastesh qe te lehnin zagaret tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *