• |
ide | kryesore

Qarkullonte me pistoletë në brez, arrestohet i riu në Kamëz

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje. Në kudër të operacionit të koduar “Manreka”, policia arrestoi 26-vjeçarin me iniciale G. SH., i cili qarkullonte në zonë e Bathores me pistoletë.

“Gjatë kontrollit fizik, shtetasit G. Sh. i është gjetur në trup (në brez), një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 8 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thotë policia.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *