• |
ide | kryesore

Basha përkrah Presidentin Meta për 2 marsin: Mbështes tubimin

Arkiva, Lajme, Të fundit

Në “Facebook” Lulzim Basha shprehet se Shqipëria sot ndodhet në një krizë të thellë kushtetuese.

Basha mbështet thirrjen e presidentit Ilir Meta, pasi sipas tij, kjo maxhorancë po shpërbën Kushtetutën. Sipas Bashës, të djathtë e të majtë duhet t’i përgjigjen thirrjes të kreut të shtetit shqiptar.

Postimi 

Shqipëria gjendet në një krizë të thellë kushtetuese, krahas krizës ekonomike që të gjithë shqiptarët e përjetojnë përditë. Si qytetarë, nuk mund të mbyllim sytë kur shteti ligjor merret peng, kur institucionet shkatërrohen, dhe demokracia është në rrezik.

Kapja e Gjykatës Kushtetuese do të thotë asgjësim i të drejtave dhe lirive të çdo qytetari. Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të kthehet 30 vite prapa.

Thirrja e Presidentit nuk është për partitë politike, apo për të djathtët apo të majtët, por për qytetarët shqiptarë që të mbrojnë themelin e demokracisë që është Kushtetuta.

Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën!

Duhet ta kujtojmë gjithmonë se sovrani është populli. Dhe ushtrimi më i lartë i këtij pushteti është të largojmë me zgjedhje të lira e të ndershme këtë Qeveri të dështuar.

Kudo ku shkoj dhe këdo që takoj, kërkesa kryesore e qytetarëve është të kenë një Qeveri të zgjedhur prej tyre dhe që kujdeset për ta, që i dëgjon dhe që është e ndershme me ta.

Unë dhe opozita kemi qenë dhe jemi fare të qartë: Kushtetuta ka rënë, asaj i ka mbetur vetëm kapaku! Prandaj na duhet një zgjidhje politike për ta futur Shqipërinë në rrugën e duhur.

Për të zgjidhur krizën ku është futur vendi, për tu kthyer qeverisjen shqiptarëve, për tu kthyer bashkitë shqiptarëve, për tu kthyer ekonominë shqiptarëve, për të garantuar drejtësinë e pavarur nga politika, ka NJË ZGJIDHJE DEMOKRATIKE: PËRFUNDIMI NË KOHË I REFORMËS ZGJEDHORE DHE MENJËHERË MBAJTJA E ZGJEDHJEVE TË LIRA E TË NDERSHME!

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po punon çdo ditë për këtë dhe me mbështetjen e qytetarëve ndryshimi do të bëhet realitet. #DiteMeTeMira

12 Comments

  1. Sqarim: , presidenti eshte mbi palet, po ska cti bej nje pale,qe ju ngjit vet??ti thote jo??????…pastaj protestat keshtu behen me shok e miq sa me shume.

  2. Ja dhe nje shpellkar me kollare qe jeton ne Holland edhe ne raste te vila e re I bashkohet likes se krrabes per te ruajtur bythen e tyre

  3. Pak a shume ajo qe po shpresoja. Konkurrence brenda mjedisit opozitar ne shfaqjen e agresivitetit ndaj regjimit. Realisht nuk e prisja prej Metes, por prej ndonje faktori tjeter qe te mbushte fushen e lene bosh prej Bashes. Basha beri nje gabim historik kur nuk e kuptoi ate qe duan shqiptaret. Ne momentin qe dogji mandatet dhe filloi rrugen radikale, dy levizje politike u te moderuara brenda te djathtes u krijuan ( Patozi dhe Hajdari) dhe te dyja u refuzuan nga shqiptaret opozitare, nderkohe qe PD u forcua dhe mori mbeshtetjen e intelektualeve, artisteve dhe kujtdo faktori qe ka akoma ne tru lende gri te pashitur tek Rama. Deshtimi i Patozit, qe ne gjykimin tim ishte personazhi me i pershtatshem per te ndjekur ne menyre te suksesshme trajektoren e moderuar(i paperlyer, racional dhe aspak servil), deshmoi me force qe shqiptaret nuk duan moderacion, por ate gjene tjeter qe mbaron me -cion. Sigurisht kete gje nuk e kuptoi Basha, do ta kuptonte dikush tjeter me eksperience dhe instikt politik. Edhe njehere, shpresoja shume mos ishte Meta, por….

    1. Epo “realisht” o Neri duhet të kërkosh pas kësaj ndjesë se e ka paragjykuar Bashën i ndikuar nga ndonjë gjysmak politikan si Patozi.
      Krahasoje në çdo aspekt intelektual moral e estetik Patozin me Nashën.
      Cilido që i ka trutë në vënd e kupton se Patozi është një karrikaturë e neveritëshme krahasuar me Bashën.
      Si një emigrant që kam pothuajse 30 vite që nuk jetoj në Shqipëri, nuk njoh së afërmi e nuk ja kam interesin asnjë politikani shqiptar.
      Por duke dëgjuar marrëzitë e Patozit, xhelozinë e tij me nota të dukëshme inferioriteti e më keq akoma që i erdhi në ndihmë për të vazhduar pushtetin mafioz Edi Rama, jo më që nuk më duket Patozi “një personazh i përshtatshëm i moderuar”, por një “personazh i menderosur”.
      Ndërkaq, pikërisht se më dhimbset vëndlindja ime Shqipëria dhe njerëzit e afërm që kam atje, mbështes me forcë modelin qytetar e demokrat të z. Basha, me politikën e tij racionale të qetë e larg thirrjeve për dhunë e revolucione.
      Boll janë vrarë me mijra shiqptarë nga shqiptarët për punë partie si gjatë 47 vitet e diktaturës, ashtu edhe pas saj e pas 97-tës.
      Boll i ka ikur Shqipërisë thuajse gjysma e popullit të saj në emigracion nga qeverisjet diktatoriale e mafioze.
      Kurrë nuk e kisha menduar se nuk do të kthehesha në Shqipëri. e si unë kam bindjen se mendojnë edhe dhjetra mijë emigrantë të tjerë.
      Por njëkohësisht nuk e kisha menduar kurrë që pas 22 vitesh të përmbysjes së diktaturës enveriste, Shqipëria do të qeverisej nga një karagjoz e piktor mediokër si Rama e aq më tëpër që Shqipëria të katandisë pa institucione të larta të drejtësisë e këto funksione ti marë një bojaxhi, si Hitleri dikur.

    2. Partia e Patozit eshte e paligjshme,dhe pa ndihmen e Kryeministrit Rama,nuk do te legalizohej.
      Patozi ka qenë bec i Berishes,nuk ka ego politike,nuk ka lindur per udheheqes.Posti ministrore
      eshte nje test per politikanin,Patozi nuk e mori kurre persiper.Ai dhe Topalli nuk pranuan te futen
      ne gare te kandidonin per Kryeatare Partie. Më pas keta filluan ti dalin kunder Bashes,duke dhene
      mend,i cili me gjith sulmet pa fund deri ne fyerje,i ka injoruar.Basha eshte shume i edukuar per te
      qene nje udheheqes sipas shijes se shqiptareve.Basha nuk ofendon,nuk del pa brek,nuk eshte
      perdorues droge,nuk eshte agresiv,nuk ka akuzuar Babain…..si Edvin D’Rama,por eshte familjare
      i rregullt.Por mesa duket,personat me moral te dyfishte paskan më shume sukses!Kjo ve ne
      dyshim edhe moralin tone si popull.Perse asnje nga socialistet dhe mediat “rilindase” nuk flet per
      testin e droges te Kryeministrit,kur ne Ukraine Presidenti e pranoi sfiden menjehere?

  4. e sigurte qe Lulo do te dale vetem sepse nuk e ndjek me njeri pas …. shko lulo shko …. ! …. PD ka hapur garen per drejtues te ri …. lajmi fundit ky ….

  5. Më ne fund nje vendimarrje me përgjegjesi nga Basha.Ne fakt,ne çdo vend te tjeter te Botes do te kishte
    filluar lufta civile,ku Edvin D’Rama do te ishte varur me kokë poshte si Duçja,sepse ka instaluar nje Qeveri
    fashtiste-mafioze,akoma më keq se Duçja.Tek “rilindja” jan mbledhur llumi i shoqerise shqiptare.Meta ka
    mëkatet e veta,kete e dijmë te gjith,por mëkatet e tij ne krahasim me ato te Rames,jan nje pike uji ne Oqean.
    Militantet”rilindas”,drogaxhiu Edvin Escobar D’Rama i ka perdorur si mi laboratori,por ai qe nuk e ka te gjith
    gjakun urinë”rilindase”,ti therrasi mendjes,se protesta e 2 Marsit ka te beje vetem me fatin e Shqiperise,me
    fatin e Shtetit shqiptare,me Kushtetuten,me fondamentin e Shtetit te se drejtes,qe ne historine botrore
    eshte injoruar vetem ne koh diktaturash,por qe po injorohet edhe Kryeministri yne ne”Demokraci”!

  6. Per i paemer 18:35. Une bej gjykim politik dhe jo gjykim karakteri. Nje politikan i pergjegjshem ben ate qe duhet dhe jo ate qe di te bej me mire (sado e vlersueshme te jete). Problemi i Bashes eshte qe gjithmone e shtyjne te tjeret per te bere ate qe duhet. Nuk kam per cfare t’i kerkoj ndjese Bashes, sepse eshte ai qe po vjen tek qendrimi im dhe i mijera te tjereve, dhe jo ne tek ai. Ai i quajti radikale ata qe nuk pajtohen me Gjiknurin. Tani, qe te jem komplet i hapur se eshte e kote te fshihesh pas gishtit. Une besoj se ka momente kur historia e therret dhunen e drejte ne skene. Nese ajo nuk i pergjigjet thirrjes, vendin ne fillim e ze paqja e korruptuar dhe me pas paqja e dhunshme. Ky cikel eshte perseritur disa here ne vendin tone dhe tani jemi ne fund te cilkit te radhes , pra atij kur thirret ne skene dhuna e drejte , apo kercenimi i besueshem per dhune te drejte. A do te respektojme historine kete radhe, apo do vazhdojme te vuajme mallkimin dhe hakmarrjen e saj?
    Sa per Patozin ai ishte me i pershtatshmi per te moderuarit ( jo per mua), sepse ka qene me i moderuari dhe me korrekti nga te tjeret qe njohim. Imagjino Boden apo Imamin. Ky eshte vleresim objektiv dhe nuk ka lidhje me pelqimin personal per Patozin. Per mua Patozi vlen si nje tregues me shume qe rruga e moderuar eshte e deshtuar. Mua me interesojne proceset dhe jo njerezit. Personazhet vlejne aq sa proceset qe nxisin. E njejta vlen per Bashen dhe Meten. Kaq.

  7. Politika shqiptare duhet te hyj ne mormalitet.
    Meta president, Monika Kryemadhi” lidere e zgjedhur e LSI”, Luli qe ben si i pavarur nga Berisha, te ngjallin vetem neveri. Te vjen per te vjedhur me keto budalleqe qe bejne.

  8. Te she mbet piramida e bythlepiresa e qe na neveriten vendin edvina turit ne byth te sorosit dhe vjen zinxhiri pa’s bythes tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu