• |
ide | kryesore

‘Do jem aty’/ Meta reagon pas deklaratës së aktorit të njohur

Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjigjur një komenti të aktorit të njohur Neritan Liçaj i cili thotë se do të jetë në protestën e thirrur më 2 mars. Meta falënderon aktorin dhe thotë se i prej të gjithë artistët heronj dhe patriotë më 2 mars në mbrojtje të Kushtetutës.

Kreu i Shtetit shkruan më tej se nëse organizata mafioze rrëmben Gjykatën Kushtetutese ata do zhdukin jo veç tetarin por çdo trashëgimi kulturore e kombëtare. Ndaj ai i bën thirrje popullit të hapë sytë në këto momente vendimtare.

Ndaj ta kthejmë 2 marsin në një referendum madhështor të triumfit të sovranit ndaj puçistëve dhe tradhtarëve kudo qofshin”, shkruan Presidenti Meta ndër të tjera.

KOMENTI I PRESIDENTIT
Faleminderit i dashur Neritan!
Ju pres me shumë kënaqësi, jo vetëm ju personalisht, por të gjithë artistët heronj dhe patriotë, në 2 mars në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese. Nëse organizata mafioze rrëmben në mënyrë anti-kushtetuse Gjykatën Kushtetuese ata do zhdukin, jo vetëm teatrin, por çdo trashëgimi kulturore e kombëtare për llogari të disa oligarkëve dhe organizatës ndërkombëtare.
Ndaj është detyra ime si President i Republikës t’i bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar të hapë sytë mirë në këto momente deçizive për fatet e kombit dhe demokracisë. Shqiptarët e bashkuar rreth Kushtetutës dhe Flamurit Kombëtar do të fitojnë!
Të rivendosim plotësisht rendin kushtetues dhe demokratik siç e ka shprehur vullnetin e tij populli shqiptar me Referendum në 22 nëntor 1998. Ndaj ta kthejmë 2 marsin në një referendum madhështor të triumfit të sovranit ndaj puçistëve dhe tradhtarëve kudo qofshin. Presidenti i njeh prej kohësh, por tani fytyrat e tyre hipokrite po i zbulojnë të gjithë shqiptarët. Bëjnë si tigra për të frikësuar njerëzit e thjeshtë, por janë vetëm minj përpara popullit shqiptar dhe drejtësisë që do të vijë. U zgjata pak, por ju dhe shumë artistë të tjerë keni vite në protestë për teatrin dhe meritoni mirënjohjen e çdo shqiptari.
Ndaj ata do të vinë, jo vetëm për të mbrojtur të drejtat e tyre kushtetuese që dhunohen çdo ditë, por dhe në mirënjohje të protestës tuaj legjendare përballë bandës që nuk njeh Kushtetutë, ligj, konventë ndërkombëtare dhe atdhe.

16 Comments

    1. E ke fjalen se virusi do shpetoje keta te qeverisë, se me zor po e prisnin nje shkak për t’i mbyllur njerëzit ne shtëpi, dihet parimi “largo vëmendjen”. Ujku mjergull do.

    1. … Like floriri, mire ua beri qe i vodhi popullit floririn, duhet qe t’u vjedh edhe jeten tuaj sepse nuk e meritoni me mire. Duajeni dhe shkoni prapa tradhetarit sepse ai qe vjedh Atdheun nuk eshte gje tjeter veçse tradhetar

  1. Aktoret e Teatrit Kombetar dhe Banoret e Unazes se Re me rezistencen e tyre PAQESORE
    por te VENDOSUR jane shembulli i frymeqimit per cdo shqiptar.

  2. Ju lutem na kurseni emocionet kur flisni me termat aktor i njohur. Te thuash per Reshat Arbanen, Robert Ndreniken, Ndricim Xhepen apo dhe ndonje tjeter aktor i njohur do ishte me vend por per kete skarlatine aktor eshte pak e ekzagjeruar

  3. Neritan Licaj ka luajtur rolin me te spikatur qe mund ta luaj nje aktor apo nje njeri i zakonshem
    -Rolin e HEROIT te REZISTENCES NDAJ SE KEQES.

    1. Të duket vetja i zgjuar me këto dy rrjeshta të rimuara ?
      Ke prezantuar vetëm idiotësinë tënde.
      Mund të jesh dy metra kryeministër por nëse je i droguar e ke mbushur gjithë Shqipërinë me drogë e banda mafioze e më e keqja akoma kërkon të risjellish diktaturën, jo që nuk i vlen Shqipërisë, por duhet të kesh mallkimin e nënave shqiptare.
      Mund të jesh aktor, shkrimtar apo gazetar i shquar, por nëse i shkon pas b…. një shitësi ordiner të fiqve apo një bojaxhiu psikopat vetëm për pesë para, ke mdyrë jo vetëm veten tënde, por ju a ke ulur kokën fëmijve , nipërve e stërnipërve të tu.
      Fundi i fundit nuk ju vë faj ca injorantëve pa tru si puna tënde.
      Kur dëgjon se Universiteti Marin Barleti i jep çmim një kodoshi të Skënderbeut të Spiropalit, apo kur në televizionet shqiptare sheh fytyra tragjikomike si Tak Ngjela apo Frrok Çupi, kameleonë të neveritshëm politikë, e çtë bëjnë të gjorët gjysëm analfabetë që as e kanë idenë se çfarë do të thotë shtet ligjor apo Kushtetutë për një vend demokratik

  4. E bera vetem per humor. Kam lexuar shpesh qe like presidenti perflitet per nje affaire ari, qe paska vene dore, por ngelet e paqarte si, qysh, dhe nuk e di sa e vertet eshte????? si dhe neritani meqe eshte aktor dhe cmimi me i madh qe mund te enderroj eshte ai i akademise, dhe meqe u ben bashke thashe ari dhe oskari. Nuk e rruj as per ramen as lali fikun por shoh qe sa here shpaloset nje aksion politik nxefen komentet….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu