• |
ide | kryesore

“Koronavirusi ka ardhur në Shqipëri”/ Flet vajza që përhapi audion në Whatsapp: Ju lutem fshijeni!

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme një audio mesazh i një vajze ku thuhej se në Shqipëri ka mbi 12 raste me koronavirus, është shpërndarë me shpejtësi nëpërmjet Whatsapp-it duke krijuar panik dhe konfuzion tek qytetarët.

Së fundmi pasi mesazhi i saj u bë viral në rrjet, vajza në fjalë ka reaguar sërish po me anë të një audio mesazhi, ku tashmë kërkon që audio e saj e parë mbi koronaviruisn të fshihet. Ndër të tjera vajza thotë se thirrur të dëshmojë në polici për përhapje të “lajmeve fake”.

“Është bërë problem i madh”, dëgjohet të thotë në audion e dytë vajza në fjalë, ndërsa kërkon që audio të fshihet.

“Goca kjo audio është e imja. E kam nisur te grupi i punës para pak orësh dhe ju lutem, ju lutem, ju lutem fshijeni. Të gjithë njerëzve që ua keni dërguar thuajini fshijeni se unë nesër kam për të shkuar në polici dhe kam për të dhënë deklaratë gjasme për lajme fake. Të lutem kushdo që e merr këtë audio, ti thonë që ta fshini dhe mos ta shpërndajë më se është bërë problem shumë i madh. Ju lutem, ju lutem, ju lutem fshijeni”, thotë vajza.

Ndërkohë në audion e parë vajza thoshte:

“Goca, se po më shkruante motra tani. Vjehrra e motrës time është mjeke në spital dhe na mori në telefon dhe na ka thënë që janë konfirmuar shumë raste me koronavirus në Shqipëri, kështu që evitoni kafet e mbyllura ku ka shumë njerëz, autobusat, përdorni higjienizues, mos i takoni njerëzit, thojuni “mirëmëngjes” “mirëdita”, por mos u jepni duart që të keni kontakt me frymëmarrjen. Pini lëng portokalli se forcon imunitetin se kush ka imunitetin e dobët më i rreziku dhe çështja është se do përhapet në masë, se nuk kemi as kushtet e duhura për t’i mbajtur në karantitë të infektuarit tha ajo. Nuk është për të përhapur panik, por bëni kujdes me këto gjërat kështu. Mbani gjithmonë higjienizues me vete, lani duart sa më shpesh, nëse hipni në autobusa shpesh merrni maska se nuk i dihet. Nuk është bërë akoma publike se nuk e lejon shteti domethënë mbi 12 raste vetëm javën e fundit”

Lidhur me këtë pati një reagim edhe nga ministria e Shëndetësisë, ku sqaroi se informacioni është i pavërtetë ndërkohë edhe kryeministri Rama reagoi duke thënë se në Shqipëri nuk ka hyrë virusi vdekjeprurës. /Top Channel



13 Comments

  1. Bllok-virusi eshte me i rrezikshmi.
    Per te gjithe ju qe rroni nga Blloku, hani dhe pini Bllok dhe palloheni me Bllok, coronavirusi nuk ka ç’ju bën më keq se jua ka bêrë Blloku!

      1. Le te gjejne nje akuze si tju vije mbare hetuesve. Rendesi ka qe njerzit te kene te qarte se kur shkruajne se ‘ VJERRA E MOTRES ME THA SE … ‘ , ky mesazh nuk mbetet vetem tek ‘ miqt ‘ e tu por perpahapet me shpejt se virusi vete.
        Paniku eshte me i keq se virusi vete.

  2. Po ku jeni o rrace e zgjedhur qe ju qifte paniku. Ju nuk e keni me gripin po doni te fusni ne burg gocen. Fshatarkomunisti menjen te burgu e ka.

  3. E besoj plotesisht. Por kam frike se jetojme ne komunizem. Nuk eshte panik eshte e vertete. Coronavirusi me sh sh sh mundesi eshte mes nesh. A ra ne Itali? Mendoni se ska rene ketu? Edvin kucka se rrun as per jeten se ka mjek private te Surrelit, po ne populli qe mesa duket e shfarosi ku do shkojme? Te Urgjenca e QSUT? Qe ska krevat dhe serume? Qe bllokohet se ska staf ne nje dite te zakonshme? Lere me po filloi masivisht. Do ta kanalizojne dhe orientojne ne territorin tone te zhdukemi ne njehere. Ne u veme doren ne balle per te pa a ka temperature apo jo.

  4. Vertet mendoni se KM apo qeveria do te pranoje se ka ndonje pacient te infektuar me koronavirus ne Shqiperi? As mos tu shkoj per mend. Nuk ka per ta bere, uroj te kemi akoma mjek te pergjithshem dhe trima qe nese kane dijeni ta bejne publike.

  5. Une mendoj ti bejme nje lapidar si shpellkarja e pare qe po lufton me lakuriqet kineze dhe me koronavirusin,vendi i lapidarit te jete afer mbretit zog te treni ose ne vicidol

  6. Fakti qe disa komentues ketu e besojne ate vajzen, tregon se ata komentuesit e pare kane shume te drejte. Pra , megjithese ishte nje mesazh privat i saj.. ai e beri efektin. Njerzit i besojne asaj dhe ministrise .
    Lajmi i keq krijohet dhe perphapet ne nje minute. Ta pergenjeshtrosh ate duhen dite dhe jave . Biles nuk je i sigurte se pergenjeshtrimi e ka fshire nga mendja e te ‘panikuarve’ dyshimin .

  7. A mor Miu te kiu,
    sinqerisht nuk te falsoj. Ty te ka qire Bullgari, Serbi, Turku, Enveri, dhe ne fund Niko Peleshi dhe Gramozi qe te qeth edhe Rruan prandaj ti ke perfunduar ne nje Mi qe kujton se qi Elefandet.

  8. Elefantin e kam mik. Njeriun e budalla dhe te lig e kam armik.
    Dhe qe ta dish asnje nga keta qe me the nuk eshte elefant por zorra bythe. Une te pakten jam mi, me modesti. Ik o kar ne librazhd. Nuk eshte qyteti per ty dhe llojin tend kenetor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *