• |
ide | kryesore

Video/ Premier League: tris i United, Arsenal përmbys Everton

Sport, Video



Në javën e 27 të Premier League Manchester United likuidon 3-0 Watford e ngjitet në vendin e pestë në klasifikim -3 nga Chelsea, duke kaluar Tottenham të Mourinho e Sheffield United. Bruno Fernandes me penallti, në golin e parë me fanellën e re, Martial e Greenwood vendosën firmën për Djajtë e Kuq. Everton i Ancelotti u dorëzua 3-2 në Emirates përballë Arsenal.

MANCHESTER UNITED-WATFORD 3-0
Old Trafford rezervoi një minutë heshtje për të kujtuar Harry Gregg, portierin historik të Manchester United që u nda nga jeta në 16 shkurt i famshëm se shpëtoi disa shokë (mes të cilëve Bobby Charlton) në katastrofën ajrore të Mynihut në 1958. Por në fushë United nuk ishte melankolik dhe mori tre pikët që i duheshin në garën për Champions. James është i jashtëzakonshëm për Manchester: nga ai kalojnë gjithë manovrat më të rrezikshme të skuadrës së Solskjær, që shënoi me 11 metërshin e Bruno Fernandes, të cilin portugezi e fitoi vetë. United dyfishoi me Martial, fantastik në minutën e 57′ me një driblim me finte ndaj Capoue e mposhti Foster me një parabol në pozicion të prirët. Ka kohë edhe për trisin e Greenwood në një kundërsulm të nisur nga Bruno Fernandes (75′).

ARSENAL-EVERTON 3-2
Everton i Carlo Ancelotti humb mundësinë për të marrë fioren e tretë radhazi e rrëzohet 3-2 në fushën e Arsenal që mbetet skuadra e vetme e Premier League që nuk ka humbur asnjë ndeshje në 2020. Suksesi i dytë radhazi për të besuarit e Arteta, që parakalojnë Toffees në klasifikim. Në Emirates, Everton kalojnë në avantazh pas 50 sekondash: goditje dënimi e Sigurdsson dhe Calvert-Leëin koordinohet për një rovjeshatë spektakolare që bëri 1-0. Goli i 12 për sulmuesin, por në të 27’ Nketiah barazoi rezultatin në krosimin e 18 vjecarit Saka. Gunners insistuan dhe në të 33’ Aubameyang shënoi golin e 2-1 me një të djathtë të harkuar. Everton nuk hoqi dorë dhe në minutën e katërt shtesë barazoi 2-2 me Richarlison. Por kaluan vetëm 24 sekonda në pjesën e dytë e Aubameyang shënoi dygolëshin personal, i 60 me fanellën e Arsenal për gabonezin.

WOLVERHAMPTON-NORWICH 3-0
Tre pikë shumë të rëndësishme edhe për Wolves, që afrohen me zonën-Europa League pas dy barazimeve e një humbje në tre ndeshjet e fundit të kampionatit. Norwich luajti mirë, por u ndëshkua nga Diogo Jota në minutën e 19, me sulmuesin që prishi ekuilibrat e më pas siguroi fitoren me golin e dytë, përpara se Raul Jimenez të firmoste golin e tretë me portën e boshatisur, pasi goditja e Diogo Jota u përplas në shtyllë.

https://www.youtube.com/watch?v=UG2yJevDh0Y



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *