• |
ide | kryesore

Frika nga gruaja, firma me Figon në kartpecetë dhe rrëfimet e Massimo Moratti: “Për Sneijder më bindi një barist”

F1, Sport



“Ka shumë persona që më thonë të riblej Inter, por nuk jam duke e menduar: me familjen Zhang është në duar të sigurta, duke parë drejt të ardhmes”. Massimo Moratti ka folur për historinë e tij zikaltër: “Do të kasha dashur të blija Cantona sepse mendoja se mund të zgjidhte shumë gjëra – kakujtuar ish-presidenti i Inter, përpara se të zbulonte një prapaskenë mbi ardhjen e Sneijder në vitin e Tripletës -. Ma këshilloi një barist i Forte dei Marmi. Më foli aq mirë sa më bindi, duke më thënë se me të do të fitonim Champions. E kërkova, por nuk e gjeta dot më”.

Shumë prapaskena të rrëfyera nga Massimo Moratti duke nisur nga blerja e shoqërisë në mesin e viteve 90: “Gruaja ime Milly e mësoi blerjen nga lajmet. Unë e fëmijët patëm shumë frikë nga reagimi i saj, kështu që koha kaloi dhe në fund blerja ishte kryer”. Interesante është edhe ardhja e Luis Figo: “E bëra të firmosë kontratën mbi një kartpecetë sepse erdhë më takoi në plazh. Ramë dakord për disa gjëra, donte të ishte i sigurtë për pagesën edhe pse të nesërmen do të shkonte tek administrator i deleguar, e firmosi akordin në një nga kartpecetat që shërbehet pas një aperitivi. Shkrova shifrën e duhur e firmosa dhe e coi pastaj në administratë “.

Përvec Sneijder e Figos, edhe ardhja e Mourinho ishte e vecantë: “Hyri fshehurazi në shtëpinë time në Paris. Pas pak minutash dëgjuam trokitje, erdhi portieria portugeze e tha ‘Alò José”. Ishte shumë i shqetësuar”. Me Special One erdhi Tripleta në 2010: “Një kujtim i mrekullueshëm, José më tha para fitores që do të largohej, por ishte kuptuar. E rëndësishme ishte të fitonim gjithcka në atë moment dhe e bëri”.

Në fund edhe një kujtim për derbin më të bukur: “I pari, ai i fituar 3-1 me Milan. Duhet të humbisnim 5-0 sepse ata ishin shumë më të fortë e gabuan shumë gola”. Mbi cështjen e titullit: “Para të gjithash të shohim nëse do të vazhdojë. Inter ka shanse të mira, më duket viti i duhur. Pastaj të shohim, Conte është shumë i zoti”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *